Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Të gjithëve u jepet ajo që e meritojnë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/220-221)

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Mbetet të sqarojmë se në qoftë se çdo gjë varet nga vullneti i Allahut (tebarek ue te ala) dhe se Ai zotëron çdo gjë, atëherë çka duhet të bëjë njeriu? Çka duhet të bëjë njeriu nëse Allahu (te ala) ka vendosur se ai duhet të devijoj dhe jo të udhëzohet?

Themi: Përgjigja është se Allahu (tebarek ue te ala) e udhëzon vetëm personin që Ai e di se e meriton udhëzimin sikurse e devijon vetëm personin që Ai e di se ai person e meriton devijimin.

Allahu (tebarek ue te ala) ka thënë:

فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ

”E, pasi ata u shmangën, Allahu u shmangu zemrat e tyre, e Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë atë popull që është zhytur në mëkate.” 1

فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَاقَهُمْ لَعنَّاهُمْ وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَاسِيَةً يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِ وَنَسُواْ حَظًّا مِّمَّا ذُكِّرُواْ بِهِ

Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të shtangura. Ata i ndryshojnë fjalët (në Teurat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar.” 2

Allahu (tebarek ue te ala) e qartësoi se shkak i devijimit të njeriut është vet njeriu. Ndërsa robi nuk e di se çka Allahu (te ala) ka caktuar për të sepse ai nuk e di kaderin vetëmse atëherë kur ai ndodh. Pra ai nuk e di nëse Allahu (te ala) ka vendosur që ai duhet të jetë i devijuar apo i udhëzuar. Si është e mundur që ai të marr rrugën drejt devijimit dhe pastaj të arsyetohet me faktin se Allahu (te ala) e ka dëshiruar këtë? Më me vend do të ishtë nëse ai e merr rrugën e udhëzimit dhe të thotë se Allahu (te ala) dëshiroi që ta udhëzojë atë në rrugën e drejtë?

A është me vend që njeriu të jetë Xhebri (ekstremist në pohimin e kaderit) lidhur me devijimin, ndërsa Kaderi (ekstremist në mohimin e kaderit) lidhur me veprat e mira? Jo, me të vërtet nuk i takon njeriut që ai të jetë Xhebri lidhur me devijimin dhe mëkatet. Kur ai devijon ose e kundërshton Allahun, ai thotë se ky ishte caktim dhe se ai nuk sheh asnjë rrugëdalje nga caktimi dhe gjykimi i Allahut. Dhe kur Allahu e udhëzon atë në bindje ndaj Allahut dhe në udhëzim, ai thotë se kjo është meritë e vet tij. Pastaj ai mendon se i ka bërë Allahut një nder dhe thotë se e ka bërë atë vetë. Pra ai bëhet Kaderi në lidhje me bindjen, Xhebri në lidhje me mosbindjen. Kjo është e pamundur.


1 61:5

2 5:13

Shpërndaje: