Të thuhet se është e detyrueshme për të pasuar një medhheb të caktuar është ndërtuar mbi nevojat politike, zhvillimet e kohës dhe qëllimet psikologjike. Këtë e dinë të gjithë njerëzit e mençur që e njohin historinë. Ndërsa është e detyrueshme që të ke dije për të vërtetën dhe të veproshë sipas saj.
Dije se medhhebi i vërtetë që është e detyrueshëm për të pasuar është medhhebi i udhëheqësit dhe të dërguarit të Allahut Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem). Sepse ai është imami më i madh që është e detyrueshme për ta pasuar dhe pastaj medhhebi i kalifëve të tij të drejtë (radijAllahu anhum). Ne nuk jemi urdhëruar që të pasojmë askënd tjetër përveç të dërguarit Muhammedit Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Allahu (Te ala) ka thënë:
“Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” 59:7
Pos kësaj ai (salAllahu alejhi ue selem) tha:
”Mbahuni fort për Sunnetin tim dhe Sunnetin e kalifëve të drejtë.”
As Ebu Hanife, Maliku ose dikush tjetër prej imamëve nuk tha se duhet pranuar mendimin dhe medhhebin e tyre. As Ebu Bekri as Umeri. Në fakt, ata e ndaluan këtë. Në qoftë se baza është kështu, atëherë nga erdhën këto medhhebe? Pse ata u përhapën dhe u obliguan? Medito dhe mendo se ato së pari u përhapën pas brezave të para. Kjo ka ndodhë vetëm përmes liderëve tiranë, pushtetarëve injorantë dhe teologëve të devijuar.