“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

60.Kontrollimi i vazhdueshëm i vetvetes

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 92-93

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Kështu besimtari e di se ai duhet të kujdeset për çdo gjë që sjell shpëtimin. Ai është i detyruar t’i lutet Allahut që t’i jap atij një fund të mirë dhe t’i kushtojë rëndësi që të mbetet sipas së vërtetës dhe të qëndrojë larg mëkateve. Ai gjithashtu duhet të pendohet. Çdo herë kur mëkaton ai duhet të pendohet menjëherë. Ai nuk është i përsosur. Prandaj ai duhet të pendohet menjëherë kur të ndiej dobësi ose kur mëkaton.

وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُواْ فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُواْ أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُواْ اللّهَ فَاسْتَغْفَرُواْ لِذُنُوبِهِمْ وَمَن يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ اللّهُ وَلَمْ يُصِرُّواْ عَلَى مَا فَعَلُواْ وَهُمْ يَعْلَمُونَ أُوْلَئِكَ جَزَآؤُهُم مَّغْفِرَةٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَجَنَّاتٌ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ

 “Dhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç Allahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).” Për të tillët shpërblimi është falja nga Zoti i tyre dhe kopshte me lumenj që rrjedhin poshtë tyre për të banuar në to përgjithmonë. Sa i shkëlqyer është ky shpërblim për punuesit (e veprave të mira e të drejta sipas urdhrave të Allahut).” 1

Besimtari duhet gjithmonë të shqyrtojë dhe të kontrollojë veten e tij. Ai nuk duhet të vetëpëlqehet. Ai nuk duhet të mendoj se veprat e tij janë të mrekullueshme. Ai duhet të luftojë kundër vetes së tij në mënyrë që ai të shpëtoj:

وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوا وَّقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَى رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ أُوْلَئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ

 “Edhe ata që japin (sadaka e mirësi), që e japin me zemrat e tyre gjithë frikë e përkushtim (nëse do t’u pranohet bamirësia apo jo nga Zoti i tyre), sepse ata janë të sigurt në kthimin e vet te Zoti i tyre (për llogari). Pikërisht këta janë që bëjnë garë për vepra të mira dhe janë më të parët në to (faljen e rregullt të përcaktuar çdo ditë sipas kohës, japin e bëjnë bamirësi etj).” 2

Ibn Ebu Mulejkeh ka thënë:

”Kam arritur t’i takoj tridhjetë nga sahabët e profetit ﷺ dhe të gjithë frikësoheshin nga hipokrizia. Asnjë prej tyre nuk tha se besimi i tyre është sikurse besimi i Xhibrilit dhe i Mikailit.”3

Ibrahim et-Tejmi ka thënë:

”Unë kurrë nuk kam krahasuar fjalët e mia me veprat e mia pa pasur frikë se po përgënjeshtrojë.” 4

Prandaj është e detyrueshme që të jemi vigjilent dhe të mos i vlerësojmë lart veprat tona. Allahu pranon vetëm veprat e të devotshmëve. Njeriu duhet të luftojë kundër vetes së tij dhe ta dijë se ai është objekt i të metave dhe mangësive. Prandaj, ai duhet të punojë shumë, të njoh të vërtetën dhe vazhdimisht të pendohet në mënyrë që Zoti i tij të jetë i kënaqur me të kur do ta takoj Atë.


1 Al-Imran 3:135-136.

2 El-Mu’minun 23:60-61.

3 Bukhari (47).

4 Bukhari (47).

Shpërndaje: