Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

60. Vlerat e durimit

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu (Te ala) ka thënë:

وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ

“Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”1

وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَلِكَ لَمِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ

“Kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).” 2

وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّى نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ

“Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do t’i sprovojmë veprat tuaja.” 3

Kjo temë është shumë e gjerë në ajete dhe hadithe. Ne vetëm do të përmendim atë që e zgjon personin e shkujdesur dhe ia tërheq vëmendjen personit të pakujdesshëm. Hadithi i Um Selemes tek Imam Ahmedi, Muslimi dhe të tjerët tashmë janë transmetuar nga rrugë të ndryshme.

Ebu Malik El-Harith el-Esh’ari bin Asim (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Pastrimit (abdesi) është gjysma e besimit. [Fjala] “el-Hamdulilah e mbush peshoren. [Fjala], “SubhanAllah uel-Hamdulilah” e mbush atë që është në mes të qiejve dhe të tokës. Namazi është dritë. Sadakaja është dëshmi. Durimi është një ndriçim. Kurani është ose në dobi tënde ose dëm për ty.”

Transmetuar nga Muslimi.

Ebu Said el-Khudri (radijAllahu anhu) na tregoi se disa nga Ensarët i kërkuan të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) disa gjëra të ndryshme. Ai u dha atyre derisa nuk mbeti asgjë. Pasi kishte dhuruar gjithçka me duart e tij, ai tha:

“Pasurinë që kam nuk do ta mbajë nga ju kur e lypni. Ai që kërkon të jetë i përmbajtur duke mos lypur, Allahu do ta bëjë atë të përmbajtur. Ai që kërkon të jetë durimtarë, Allahu do ta bëjë durimtarë. Askujt nuk i është dhënë një dhuratë që është më e mirë dhe më madhështore se durimi.”

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

Suhejb bin Sinan (radijAllahu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Çështja e besimtarit është e çuditshme. Krejt çështja e tij është e mirë dhe kjo është vetëm për besimtarin. Nëse atij i jepet diçka e mirë, ai falënderon, që është e mirë për të. Nëse ai goditet nga ndonjë gjë e keqe, ai duron, e cila është e mirë për të.”

Transmetuar nga Muslimi.

Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë: “Nëse unë e sprovoj robin Tim me dy të dashurit e tij (humbjen e shikimit) dhe ai duron, do t’ia zëvendësojë ato me xhenet.”

Do të thotë dy sytë e tij. Transmetohet nga Bukhari.

Ata bin Abi Rabah ka thënë:

“Ibn Abasi (radijAllahu anhu) më tha: “A të mos ta tregojë një nga gratë e xhenetit?” Unë i thashë: “Po.” Ai tha: “Kjo gruaja e zezë. Ajo erdhi tek profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe tha: “Mua më godasin sulme epileptike dhe zbulohem (pa vetëdije). Lute Allahun (Te ala) për mua.” Ai tha: “Nëse dëshiron ti mund të durosh dhe të fitosh xhenetin dhe në qoftë se dëshiron unë mund ta lus Allahun që Ai të të shëroj ty.” Ajo tha: “Unë po duroj.” Ajo pastaj tha.” Unë po zbulohem. Lute Allahun që të mos zbulohem.” Si rezultat, ai u lut për të.”

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

Muslimi transmeton në Sahihun e tij nga Ebu Said el-Kudri (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ska musliman që goditet nga lodhja, dhimbja, sëmundja, pikëllimi apo edhe shqetësimet vetëm se Allahu ia shlyen mëkatet e tij për to.”

Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Atij që Allahu ia dëshiron të mirën, Ai e sprovon atë.”

Transmetuar nga Bukhari.

Është transmetuar se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) shpërndau pasuri kur disa thanë:

“Kjo shpërndarje nuk është për hir të Allahut.” Atëherë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Allahu e mëshiroftë Musain. Ai u bezdis më shumë se kaq dhe duroi.”

Se’id bin Xhubejr tha në lidhje me fjalët e Allahut (Te ala):

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ إِنَّ اللّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ

 “O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet Allahu është me durimtarët.”4

“Asnjë umeti përveç këtij nuk i është dhënë durimi. A nuk i dëgjon fjalët e Jakubit (alejhis-selam):

وَتَوَلَّى عَنْهُمْ وَقَالَ يَا أَسَفَى عَلَى يُوسُفَ

Dhe, ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërim i im për Jusufin.” 5

Seid bin Mensur transmetoi në Sunnenin e tij se Ibn Abasi ishte duke udhëtuar, kur i erdhi lajmi se vëllai i tij Kethm kishte vdekur. Ai tha: “Të Allahut jemi dhe teAi do të kthehemi”, Pastaj ai doli jashtë rrugës dhe e bëri devenë që të zbres poshtë në gjunjë e saj. Pastaj ai i fali dy rekate dhe u ul një kohë të gjatë në tesheheud. Pastaj ai shkoi tek kafsha e tij duke lexuar:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ إِنَّ اللّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ

“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet Allahu është me durimtarët.”6

Ibnul Xhauzi ka thënë:

“Është transmetuar se Um Kulthum, e cila ishte një nga gratë që kishin emigruar nga Meka në Medine, shkoi në xhami dhe kërkoi ndihmë me durim dhe me namaz kur burri i saj Abdur-Rrahman bin Aufi (radijAllahu anhu) kishte humbur vetëdijen.”

Ibn Xhurejxh ka thënë në lidhje me fjalët e Allahut:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ إِنَّ اللّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ

“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet Allahu është me durimtarët.” 7

“Këto dyja ndihmojnë që të arrihet mëshira e Allahut.”

Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Unë hyra tek profeti (salAllahu alejhi ue selem) i cili kishte temperaturë shumë të lartë. I thashë: “O i dërguari i Allahut! Temperatura jote është shumë e lartë.” Ai tha: “Po. Temperatura ime është sesa dy nga burrat tuaj.” I thashë: “Kjo është për shkak se ti shpërblehesh dy fish.” Ai tha: “Po. Kjo është arsyeja. Nuk ka musliman që theret në një gjemb vetëm se Allahu ia shlyen mëkatet e tij me të sikurse pemës që i bien gjethet e saj.”

Transmetohet nga Bukhari dhe Muslimi.

Tirmidhi transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Shpërblimi i madh është sipas sprovës së madhe. Nëse Allahu e do një popull, Ai e sprovon atë. Ai që kënaqët me to, ai e fiton kënaqësinë, dhe ai që zemërohet, e fiton zemërimin.”

Tirmidhi ka thënë:

“Hadithi është i mirë.”


1 2:155-156

2 42:43

3 47:31

4 2:153

5 12:84

6 2:153

7 2:153

Shpërndaje: