Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 94-95
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Muhammedi ﷺ është i pari që kërkon leje për të hyrë në xhenet1 dhe umeti i tij është i pari që i lejohet të hyjë në të2.
Shpjegimi
Allahu ka urdhëruar që porta e xhenetit të mos hapet për askënd para profetit tonë ﷺ. Ai është i pari që hynë në xhenet. Ai është i pari që do të trokas në portën e tij. Pastaj roja i thotë atij ﷺ:
“Unë jam urdhëruar që të mos ia hapi askujt tjetër para teje.” 3
Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi të! Pas profetëve (alejhimus-selam) umeti i tij është umeti i parë që hynë në xhenet. Pra umeti më i mirë është umeti i Muhammedit ﷺ. Është gjithashtu umeti i parë që do të lejohet të hyjë në xhenet.
1 Muslimi (197).
2 Muslimi (855).
3 Muslimi (197).