Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Atij mund ti thuhet gjithashtu: “Sa u përket fjalëve tuaja se idhujtaria do të thotë adhurimi i statujave; a ke për qëllim se idhujtaria është e kufizuar vetëm në këtë dhe se mbështetja dhe adhurimi tek njerëzit e mirë (eulijatë) nuk llogaritet idhujtari?” Ai refuzohet nga ajo që Allahu e ka përmendur në Librin e Tij, në lidhje me mosbesimin e atyre që u drejtohen engjëjve, Isait dhe njerëzve të mirë.
Shpjegimi
Kjo është përgjigja e dytë. A thua ti se idhujtaria është e kufizuar vetëm në atë dhe se mbështetja dhe adhurimi tek njerëzit e mirë nuk llogaritet idhujtari? Kjo refuzohet nga Kurani. Ai është i detyruar të pranojë se ai i cili adhuron një njeri të mirë bie në idhujtarinë e lartpërmendur e cila përmendet në Kuran, e cila pritet.