Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 168-170
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Tregon Ebu Zurah: Hyra në një shtëpi në Medine me Ebu Hurejrën dhe ai pa aty lart një burrë duke bërë një imazh. Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tha: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Allahu ka thënë: ”Kush është më keqbërës se ai që mundohet të bëjë krijesa sikurse krijesat e Mia? Le të krijojnë një milingonë, ose një farë, apo le të krijojnë një kokërr elbi.”
Transmeton Bukhari (5953), (7559) dhe Muslimi (2111).
2 – Aishah -radijAllahu anha- ka thënë se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Njerëzit që do të ndëshkohen më ashpër në ditën e gjykimit janë ata që imitojnë Allahun në krijim (duke bërë imazhe).”
Transmeton Bukhari (5954) dhe Muslimi (2107).
3 – Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- tregoi se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Çdonjëri që bën imazh do të jetë në zjarr dhe për çdo imazh që ka bërë do t’i bëhet një qenie me të cilën do të dënohet në xhehenem.”
Transmeton Bukhari (2225, 5963, 7042) dhe Muslimi (2110).
Seid bin Ebu Hasan ka thënë: Ndërsa isha tek Ibn Abbasi erdhi një burrë dhe i tha: “O Ibn Abbas! Profesioni im është bërja e imazheve dhe me këtë furnizohem:
Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- i tha: “Unë do të tregoj atë që kam dëgjuar nga i dërguari i Allahut ﷺ. E kam dëgjuar atë ﷺ duke thënë:
“Kush bën imazh në këtë botë, në ditën e gjykimit do të detyrohet t’i japë jetë (imazhit) por ai nuk mundet ta bëjë këtë.”
“Kur burri dëgjoi këtë, ofshoi dhe fytyra iu zbeh.
Ibn Abbasi i tha: “Mjerë për ty! Nëse insiston të bësh imazhe të këshilloj të bësh imazhe pemët dhe çdo gjë tjetër të pajetë.”
Transmeton Bukhari (5963) dhe Muslimi (2110)
Ebul-Hajaxh tregoi se Aliu -radijAllahu anhu- i tha atij:
“A të mos të dërgojë në të njëjtin mision që më ka dërguar i dërguari i Allahut ﷺ? Të mos lësh imazh pa prishur dhe as varr të ngritur pa e rrafshuar!”
Transmeton Muslimi (969).
Shpjegimi:
Në këtë kapitull autori dëshiron të sqaroj se bërja e imazheve është një nga mëkatet e rënda që ndikojnë negativisht në teuhidin dhe mund të shkaktojnë që praktikuesi të goditet nga zemërimi i Allahut dhe të hyjë në zjarr dhe njëkohësisht do të ketë një besim të mangët dhe të dobët. Personi që bën imazhe garon me krijimin e Allahut duke i bërë imazhe krijesat e gjalla me dorë ose përmes aparateve.
1 – Tregon Ebu Zurah: Hyra në një shtëpi në Medine me Ebu Hurejrën dhe ai pa aty lart një burrë duke bërë një imazh. Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tha: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Allahu ka thënë: ”Kush është më keqbërës se ai që mundohet të bëjë krijesa sikurse krijesat e Mia? Le të krijojnë një milingonë, ose një farë, apo le të krijojnë një kokërr elbi.”
Transmeton Bukhari (5953), (7559) dhe Muslimi (2111).
Kjo pyetje shtrohet si qëllim qortues. Do të thotë se askush nuk është më keqbërës sesa personi që bënë imazhe. Kuptimi i hadithit është një paralajmërim për këtë veprim. Kjo mënyrë është përmendur disa herë në Kuran, duke përfshirë fjalët e Tij -te ala-:
وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ إِنَّهُ لاَ يُفْلِحُ الظَّالِمُونَ
“Kush është më keqbërës se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron shpalljet e Tij? Vërtet, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.” En-Aam, 6:21
Allahu -te ala- tha:
”Kush është më keqbërës se ai që mundohet të bëjë krijesa sikurse krijesat e Mia?”
Do të thotë dëshiron të bëjë imazhe sikurse imazhet e Mia. Nëse ata vërtetë e kanë këtë aftësi atëherë:
”Le të krijojnë një milingonë…”
Le të krijojnë një milingonë me karakteristikat e saj të zakonshme si mendja, ecja dhe të tjera. Pavarësisht nga madhësia e saj, ajo është një krijesë e mrekullueshme:
”… ose një farë, apo le të krijojnë një kokërr elbi.”
Le të krijojnë një farë apo një kokërr me karakteristikat e tyre të zakonshme sikurse gjelbërimi, dobia për njerëzit dhe gjëra të tjera. Si munden ata të krijojnë diçka të gjallë në qoftë se ata nuk mundet të krijojnë diçka të pajetë, ose të gjelbër?
3 – Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- tregoi se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Çdonjëri që bën imazh do të jetë në zjarr dhe për çdo imazh që ka bërë do t’i bëhet një qenie me të cilën do të dënohet në xhehenem.”
Transmeton Bukhari (2225, 5963, 7042) dhe Muslimi (2110).
Dijetarët janë të një mendimi se ky veprim është mëkat i madh dhe se është e ndaluar bërja imazhe krijesat e gjalla në formën e skulpturave. Nëse ato nuk janë në formën e skulpturave sikurse vizatimet në mure, pikturat dhe veshje, kështu që disa pasues e konsideruan këtë të lejuar. Megjithatë, katër imamët dhe shumica e dijetarëve janë të një mendimi se edhe ato imazhe janë të ndaluara dhe se ato kanë të njëjtin gjykim sikurse skulpturat. Ky mendim është i saktë sepse hadithi përfshinë edhe skulpturat edhe imazhet e tjera, duke përfshirë fotografitë dhe të tjerat. Ajo që e vërteton këtë gjykim të përgjithshëm është se profeti ﷺ u zemërua kur një herë hyri tek Aishah -radijAllahu anha- dhe pa se ajo kishte figura (gjallesash) në perdet e saj.
Ai ﷺ tha:
“Kush bën imazh në këtë botë, në ditën e gjykimit do të detyrohet t’i japë jetë (imazhit) por ai nuk mundet ta bëjë këtë.”
Transmeton Bukhari (5963) dhe Muslimi (2110)
E në perde nuk ka skulptura.
Fotografitë sikurse thashë e kanë të njëjtën gjykim. Dëshmia e kësaj është se pas pushtimit të Mekës erdhi Usameh -radijAllahu anhu- dhe i solli ujë profetit ﷺ, i cili i fshiu fotografitë e qabes. Është e detyrueshme të qëndruarit larg nga kjo. Muslimani duhet t’i shmanget këtyre mëkateve. Ai është i detyruar që t’i heq ato dhe t’i shkatërrojë ato.
Ebul-Hajaxh tregoi se Aliu -radijAllahu anhu- i tha atij:
“A të mos të dërgojë në të njëjtin mision që më ka dërguar i dërguari i Allahut ﷺ? Të mos lësh imazh pa prishur dhe as varr të ngritur pa e rrafshuar!”
Transmeton Muslimi (969), Ebu Daudi (3218), Tirmidhi (1040) dhe Ahmedi (1/96, 129).
Profeti ﷺ ndaloi ndërtimin mbi varre për shkak se kjo shpie në idhujtari. Gjithashtu edhe imazhet shpien në idhujtari. Idhujtaria shpërtheu në umetin e Nuhut ﷺ pikërisht për shkak të fotografive.
Sa për nevojat e fotografive sot, kështu që ato duhet të përdoret vetëm kur detyrohesh dhe në rast urgjent. Në këtë rast kjo bëhet pa dëshirë. Shembuj të këtyre imazheve janë ato që përdoren për dokumente identifikimi.
“Vërtetë engjëjt nuk hyjnë në atë shtëpi që ka imazhe.”
E cila përmendet në hadithin autentik te Bukhari (3322) dhe Muslimi (2106).
Me përjashtim të imazheve që nuk madhërohen. Nuk lejohet bërja e imazheve të tilla edhe pse ato nuk madhërohen, por ato nuk i pengojnë engjëj të hyjnë në shtëpi. Shembuj të imazheve të tilla janë ato në qelime. Në të njëjtën mënyrë qeni për roje dhe qeni që ruan delet nuk i pengojnë engjëjt nga hyrja në shtëpi për shkak se ata janë të lejuar. Pra nëse një person blen një qilim me imazhe dhe fle në të kështu që kjo është e padëmshme sepse ky imazh nuk është i madhëruar dhe Allahu e di më mirë.
Ndalimi përfshinë edhe fotografitë e luftëtarëve afganë. Xhihadi kryhet edhe pa imazhe, nuk duhet që ata të filmohen.
Kafshët nuk duhet të balsamohen. Kjo është një humbje e kotë parash. Disa njerëz mund të argumentojnë se kafsha është foto. Ekziston edhe rreziku që ajo fillon të ndërlidhet me një besim të kotë ndaj kafshës, dhe se ajo mbron nga xhinët dhe të ngjashme.
Ndalimi në këtë hadith gjithashtu përfshin imazhet me qëllime edukative dhe me gjëra të tjera.