Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

61.Përngjasimi është kufër

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 71-72

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

52 – Ai që e përshkruan Allahun me cilësi si ato të njeriut, del nga feja.

53 – Kushdo që e kupton këtë, e di se cilësitë e Tij nuk janë si ato të njeriut.

Shpjegimi

Kjo do të thotë se ai që e përngjason Allahun me njeriun, del nga feja sepse ai në këtë mënyrë, e përshkruan Allahun (azze ue xhel) me të meta.

Dallimi midis cilësive të Krijuesit dhe cilësive të krijesave është diçka e qartë, megjithëse emrat dhe kuptimet që ato mbartin janë të përbashkëta. Sidoqoftë, natyra dhe realitetet e tyre ndryshojnë. Fjala e Allahut nuk është si fjala e njeriut. Dëgjimi i Allahut nuk është si dëgjimi njeriut. Shikimi i Allahut nuk është si shikimi i njeriut. Dituria e Allahut nuk është si dituria e njeriut. Dëshira dhe vullneti i Allahut, nuk janë si dëshira dhe vullneti i njeriut. Pra ka dallim midis cilësive të Krijuesit dhe cilësive të krijesave dhe ai që nuk bën dallim midis këtyre është kafir. Ai që mediton dhe reflekton në lidhje me ajetet kuranore që Allahu zbriti në lidhje me el-Uelid bin el-Mughirah, e kupton devijimin e sekteve të humbura në lidhje me fjalën e Allahut (azze ue xhel). Cilësitë e Allahut, si ajo e të folurit dhe cilësitë e tjera të Tij dallojnë nga cilësitë e njerëzve sepse cilësitë e Krijuesit janë të ndryshme nga cilësitë e krijesave.

Shpërndaje: