Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 442-443
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
“Xheneti dhe xhehnemi janë të krijuara. Ato tashmë janë krijuar, e cila është transmetuar nga i dërguari i Allahut ﷺ i cili ka thënë:
“Unë hyra në xhenet dhe pashë një pallat.” 1
“E pashë Keutherin.” 2
“Shikova në xhenet dhe e pashë se shumica e njerëzve aty janë… Shikova në xhehnem dhe pashë se shumica e njerëzve aty janë…”
Ai që pretendon se ato nuk janë krijuar e përgënjeshtron Kuranin dhe hadithet e të dërguarit të Allahut ﷺ. Unë besoj se një person i tillë nuk e beson xhenetin dhe xhehnemin.”
Shpjegimi
Kjo është një nga përgëzimet për Umer ibn el-Khatabin (radijAllahu anhu). Profeti ﷺ ka thënë:
“Mbrëmë hyra në xhenet dhe pashë një pallat të artë. Pranë tij qëndronte një grua dhe merrte abdes. I thash: “I kujt është ky pallat?” Ata thanë: “I një arabi.” I thash: “Unë jam arab. I kujt është ky pallat?” Ata thanë: “I një burri prej Kurejshëve.” I thash: “Unë jam prej Kurejshëve. I kujt është ky pallat?” Ata thanë: “I Umer bin el-Khatabit.” Unë dëshirova të hy në të dhe të shikojë, por mu kujtua xhelozia jote, o Umer, kështu që unë u ktheva dhe u largova.” Atëherë Umer bin el-Khatabi fillojë të qajë dhe tha: “O i dërguari i Allahut! A të jem xhelozë ndaj teje?” 3
Çështja është se xheneti ekziston tashmë dhe se në të gjendet pallati i Umerit (radijAllahu anhu), jashtë të cilit një nga gratë e xhenetit merr abdes. Këtë e pa ai ﷺ me sytë e tij.
Profeti ﷺ ka thënë:
“E pashë Keutherin.”
Hadithi është autentik. Ai ﷺ sikurse u tha, e pa Keutherin dhe ai e pa pellgun e tij ndërsa ai qëndroi në minber dhe tha:
“Unë po e shohë atë tani.”
Ka fakte të bollshme se xheneti ekziston tani.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَى عِندَ سِدْرَةِ الْمُنْتَهَى عِندَهَا جَنَّةُ الْمَأْوَى
”Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) tek Sidretul Munteha. Që pranë saj është xhenetul Me’ua (kopsht strehimi).” 4
Kjo është një nga argumentet që refuzon Mutezilitë e devijuar që besojnë se as xheneti e as xhehnemi nuk egzistojnë tani dhe se do të kishte qenë e pakuptimtë nëse ato kishin ekzistuar tani. Allahu i shëmtoftë ata dhe mendjen e tyre!
Allahu (te ala ka) thënë:
وَسَارِعُواْ إِلَى مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ
”Dhe nxitoni në rrugën e faljes nga Zoti juaj dhe drejt xhenetit të gjërë sa hapësira e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.” 5
Allahu e ka përgatitur atë për të devotshmit. Ai pra është përgatitur tashmë. Ky është një nga shumë dëshmi.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Shikova në xhenet dhe pashë që shumica e njerëzve janë të varfërit dhe shikova në zjarr (xhehnem) dhe pashë që shumica e njerëzve janë gratë.” 6
Allahu (te ala ka) thënë:
النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ
”Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!” 7
Ka pra shumë argument se xheneti dhe xhehnemi janë të krijuara dhe ato janë ekzistuese. Disa janë përmendur nga imam Ahmedi (rahimehullah) dhe disa ajete Kuranore tani ua kam përmendur juve.
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
“Ai që pretendon se ato nuk janë krijuar e përgënjeshtron Kuranin dhe hadithet e të dërguarit të Allahut ﷺ. Unë besoj se një person i tillë nuk e beson xhenetin dhe xhehnemin.”
Ai mund t’u përkas të devijuarëve që shtrembërojnë dhe keqinterpretojnë. Ne nuk bëjmë tekfir mbi ta. Ai gjithashtu mund të jetë heretik përgënjështrues. Në këtë rast, ai është kafir.
1 Bukhari (3679).
2 Bukhari (4964), Muslimi (400) dhe Ebu Ja’la (3186).
3 Bukhari (3242) dhe Muslimi (2395).
4 53:13-15.
5 3:133.
6 Bukhari (3241) dhe Muslimi (2737).
7 40:46.