Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

62.Çka është Selefizmi?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 167-168

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 62: Çka është Selefizmi? A është e detyrueshme për ta pasuar atë dhe për t’iu përmbajtur metodologjisë së tij?

Përgjigje: Selefizëm do të thotë të pasosh metodologjinë e selefëve. Selefët ishin sahabët dhe tebiinët (brezi pas sahabëve), dhe brezat më të mirë. Muslimani është i detyruar që t’i përmbahet besimit, të kuptuarit dhe metodologjisë së tyre1.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve dhe me ata që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Të. Atyre u ka përgatitur xhenete në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.” 2

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

”Dhe ata që erdhën pas tyre thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet Zoti ynë Ti je i Butë, Mëshirues!”3

 Profeti ka thënë:

“Atëherë kapuni për sunnetin tim dhe metodologjinë e kalifëve të drejtë dhe të udhëzuar pas meje. Kapuni për të dhe shtrëngojeni fort me dhëmballë. Unë ua tërheq vërejtjen prej risive sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.” 4


1 Selefizmi nuk është një sekt prej sekteve, për dallim nga ajo që disa besojnë dhe pohojnë. Selefizmi është një përkatësim ndaj selefëve dhe të përmabjturit pas metodologjisë së tyre, siç ka thënë shejkhu (Allahu e ruajt). Sepse sahabët ishin sikurse ka thënë Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të):

“Ai që dëshiron të pasojë dikë duhet të veprojnë në përputhje me ata që kanë vdekur sepse nuk ka siguri se i gjalli nuk do të sprovohet. Sahabët e Muhammedit ishin njerëzit më të mirë të umetit. Zemrat e tyre ishin më të devotshmet, dija e tyre ishte më e thella dhe ata ishin ata të cilët më së paku thelloheshin në gjëra të tepëra. Allahu i zgjodhi ata që ta shoqërojnë të dërguarin e Tij për të ngritur fenë e Tij. Njihi virtytet e tyre, ecni gjurmëve të tyre dhe pasoni karakteret e tyre sa të mundeni. Ata në të vërtetë ishin në rrugën e drejtë.” (Xhami Bejan-ul-Ilm ue Fadhlih, fq. 419, dhe Mishkat-ul-Masabih (193). Deklarata e Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të) është në librin e Ebu Nuajmit “el-Hiljeh” (1/305)).

Komisioni i Përhershëm për hulumtime dhe fetva në Arabinë Saudite ka dhënë fetvan e mëposhtme:

“Selefizmi është një përkatësim ndaj selefëve. Selefët ishin sahabët e të dërguarit të Allahut dhe imamët nga tre brezat e parë. Selefijun është shumësi i fjalës “Selefi” që është një person i cili pason selefët. Ata pasojnë metodologjinë e selefëve pasiqë ata pasojnë Kuranin dhe sunnetin, thërrasin tek ata dhe e praktikojnë atë. Kështu, ata janë Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati.”(2/165).


2 9:100.

3 59:10.

4 Ebu Daudi (4607), Tirmidhi (2676) dhe Ibn Maxheh (34). Autentik sipas Albanit në ”el-Irua’” (2455).

Shpërndaje: