Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 175-177
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Allahu -te ala- ka thënë:
وَأَوْفُواْ بِعَهْدِ اللّهِ إِذَا عَاهَدتُّمْ وَلاَ تَنقُضُواْ الأَيْمَانَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْجَعَلْتُمُ اللّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلاً إنَّ اللّهَ يَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ
”Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorëzanësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju.” En-Nahl, 16:91
2 – Burejdeh -radijAllahu anhu- ka treguar se kur i dërguari i Allahut ﷺ caktonte një komandant të një ushtrie apo të një batalioni, e porosiste atë dhe ata që ishin me të që ta kenë frikë Allahun, dhe u thoshte:
”Luftoni me emrin e Allahut, në rrugën e Allahut! Luftoni ata që e mohojnë Allahun. Luftoni dhe mos merrni plaçkën e luftës pa leje, mos tradhtoni, mos gjymtoni dhe mos vrisni fëmijë.
Kur të ndesheni me armiqtë idhujtarë, ftojini në tri gjëra. Nëse u përgjigjen njërës prej tyre, pranojeni dhe mos i luftoni:
Së pari, ftojini në Islam; nëse ju përgjigjen, pranojeni prej tyre dhe mos i luftoni. Pastaj ftojini që të shpërngulen nga vendi i tyre drejt vendit të muhaxhirëve (vendit Islam). Tregoju atyre se do të kenë ato të drejta dhe detyrime që kanë edhe muhaxhirët. Nëse nuk duan të largohen prej tij, tregoju se do të trajtohen si beduinët muslimanë, duke u zbatuar mbi ta gjykimi i Allahut, nuk do të kenë pjesë në plaçkën e luftës e as pjesë nga thesari, vetëm nëse luftojnë bashkë me muslimanët. Nëse refuzojnë të pranojnë Islamin, kërkoju të paguajnë xhizjen. Nëse janë dakord të paguajnë xhizjen, pranoje dhe mos i luftoni. Nëse refuzojnë të paguajnë xhizjen, kërkojini ndihmë Allahut dhe luftojini. Nëse i rrethon banorët e një fortese dhe ata kërkojnë prej teje që t’u japësh besën e Allahut dhe të profetit të Tij, mos u jep besën e Allahut dhe besën e profetit të Tij, por jepu besën tënde dhe besën e shokëve tu sepse nëse ju e shkelni besën tuaj dhe të shokëve tuaj kjo është më e lehtë sesa të shkelet besa e Allahut dhe e profetit të Tij. Nëse i rrethon banorët e një fortese dhe ata kërkojnë prej teje që t’i gjykosh me ligjin e Allahut, mos e prano këtë kusht por jepu gjykimin tënd sepse ti nuk e di a gjen për ta gjykimin e duhur të Allahut apo jo.”
Transmeton Muslimi (1731).
Shpjegimi:
Kapitulli flet në lidhje me atë se besa në emër të Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ duhet nderuar. Ai gjithashtu paralajmëron që ato të mos keqpërdoren ose që të bëhen në mes të njerëzve vetëm për t’u abuzuar. Pushtetarët e kanë për detyrë që të mos japin besë në emër të Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ. Në vend të kësaj ata duhet të japin besë në emër të presidentit, mbretit apo në emrat e njerëzve të tyre. Kjo është për shkak se besa në emër të Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ duhet të nderohen. Kjo është një përsosmëri e teuhidit dhe besimit. Një besë e tillë e prishur e mangëson teuhidin dhe shpie në abuzim.
1 – Allahu -te ala- ka thënë:
وَأَوْفُواْ بِعَهْدِ اللّهِ إِذَا عَاهَدتُّمْ وَلاَ تَنقُضُواْ الأَيْمَانَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْ جَعَلْتُمُ اللّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلاً إِنَّ اللّهَ يَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ
”Zbatoni besëlidhjen e Allahut kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin pasi ta keni bërë atë sepse Allahun e keni bërë dorëzanësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju.” En-Nahl, 16:91
Ai që jep besë në emër të Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ duhet ta përmbushë atë. Edhe në qoftë se gabon duke dhënë besë në emër të Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ, ajo duhet të përmbushet. Nuk lejohet prishja e saj:
وَأَوْفُواْ بِعَهْدِ اللّهِ إِذَا عَاهَدتُّمْ وَلاَ تَنقُضُواْ الأَيْمَانَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْ جَعَلْتُمُ اللّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلاً إِنَّ اللّهَ يَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ
”Zbatoni besëlidhjen e Allahut kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin pasi ta keni bërë atë sepse Allahun e keni bërë dorëzanësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju.” En-Nahl, 16:91
Do të thotë mos e thyeni besën kur e keni dhënë me premtime të rënda. Përmbushuni ato sikurse Allahu -subhaneh- ka thënë:
وَأَوْفُواْ بِالْعَهْدِ إِنَّ الْعَهْدَ كَانَ مَسْؤُولاً
“Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.” El-Isra, 17:34
Profeti ﷺ ka thënë:
“Në ditën e gjykimit, tradhtarit i vihet flamuri i tradhtisë pranë dhe i thuhet: Kjo është tradhtia e filanit, birit të filanit.”
Transmeton Bukhari (1735).
Ky është një kërcënim shumë i ashpër për të nënkuptuar se është e detyrueshme për të mbajtur besën.
2 – Burejdeh -radijAllahu anhu- ka treguar se kur i dërguari i Allahut ﷺ caktonte një komandant të një ushtrie apo të një batalioni, e porosiste atë dhe ata që ishin me të që ta kenë frikë Allahun, dhe u thoshte:
”Luftoni me emrin e Allahut, në rrugën e Allahut! Luftoni ata që e mohojnë Allahun. Luftoni dhe mos merrni plaçkën e luftës pa leje, mos tradhtoni, mos gjymtoni dhe mos vrisni fëmijë.
Kur të ndesheni me armiqtë idhujtarë, ftojini në tri gjëra. Nëse u përgjigjen njërës prej tyre, pranojeni dhe mos i luftoni:
Së pari, ftojini në Islam; nëse ju përgjigjen, pranojeni prej tyre dhe mos i luftoni. Pastaj ftojini që të shpërngulen nga vendi i tyre drejt vendit të muhaxhirëve (vendit Islam). Tregoju atyre se do të kenë ato të drejta dhe ato detyrime që kanë edhe muhaxhirët. Nëse nuk duan të largohen prej tij, tregoju se do të trajtohen si beduinët muslimanë, duke u zbatuar mbi ta gjykimi i Allahut, nuk do të kenë pjesë në plaçkën e luftës e as pjesë nga thesari, vetëm nëse luftojnë bashkë me muslimanët. Nëse refuzojnë të pranojnë Islamin, kërkoju të paguajnë xhizjen. Nëse janë dakord të paguajnë xhizjen, pranoje dhe mos i luftoni. Nëse refuzojnë të paguajnë xhizjen, kërkojini ndihmë Allahut dhe luftojini. Nëse i rrethon banorët e një fortese dhe ata kërkojnë prej teje që t’u japësh besën e Allahut dhe të profetit të Tij, mos u jep besën e Allahut dhe besën e profetit të Tij, por jepu besën tënde dhe besën e shokëve tu sepse nëse ju e shkelni besën tuaj dhe të shokëve tuaj kjo është më e lehtë sesa të shkelet besa e Allahut dhe e profetit të Tij. Nëse i rrethon banorët e një fortese dhe ata kërkojnë prej teje që t’i gjykosh me ligjin e Allahut, mos e prano këtë kusht por jepu gjykimin tënd sepse ti nuk e di a gjen për ta gjykimin e duhur të Allahut apo jo.”
Profeti ﷺ tha:
“Së pari, ftojini në Islam.”
Duke pasur parasysh shahadetin së pari. Me të njëjtën gjë ai ﷺ e urdhëroi Muadhin -radijAllahu anhu- kur e dërgoi në Jemen. Nëse e pranojnë shahadetin dhe e shqiptojnë atë, duhet që t’ua mësosh obligimet e tjera.
Profeti ﷺ tha:
”… duke u zbatuar mbi ta gjykimi i Allahut.”
Do të thotë në lidhje me gjërat e lejuara dhe ato të ndaluara.
Profeti ﷺ tha:
“…kërkoju të paguajnë xhizjen.”
Do të thotë nëse ata refuzojnë të hynë në Islam dhe të bëjnë hixhret. Ky gjykim vlen për jehudët, nasarat dhe mexhusët (adhuruesit e zjarrit).
Allahu -te ala- ka thënë:
قَاتِلُواْ الَّذِينَ لاَ يُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَلاَ بِالْيَوْمِ الآخِرِ وَلاَ يُحَرِّمُونَ مَا حَرَّمَ اللّهُ وَرَسُولُهُ وَلاَ يَدِينُونَ دِينَ الْحَقِّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ حَتَّى يُعْطُواْ الْجِزْيَةَ عَن يَدٍ وَهُمْ صَاغِرُونَ
“Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen duke qenë të përulur.” Teube, 9:29
Sunneti i ka përmendur grupet që e paguajnë xhizjen në mënyrë të pakufizuar ndërsa Kurani i ka kufizuar me jehudët dhe nasarat. Pastaj sunneti lejoi mexhusët (adhuruesit e zjarrit) të kenë të njëjtin gjykim në lidhje me xhizjen e mbrojtjes ndryshe nga therja e mishit të tyre dhe martesa me gratë e tyre.
Profeti ﷺ tha:
“…kërkojini ndihmë Allahut dhe luftojini.”
Kjo dëshmon se është obligim që t’i kërkojmë ndihmë Allahut. Besimtari duhet t’i kërkojë ndihmë Allahut kur lufton kundër armikut të tij dhe jo të mbështetet në fuqinë e tij.
Profeti ﷺ tha:
“Nëse i rrethon banorët e një fortese…”
Jehudët dhe nasarat zakonisht qëndronin në fortesa. Ata nuk ishin me beduinët në shkretëtirë.
Profeti ﷺ tha:
”…dhe ata kërkojnë prej teje që t’u japësh besën e Allahut dhe të profetit të Tij…”
Muslimanët e kanë obligim që të mos i prishin marrëveshjet dhe besën. Ata nuk duhet të japin besë në emër të Allahut dhe as të dërguarit të Tij ﷺ sepse është më e lehtë thyerja e një bese në emër të tyre sesa në emër të Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ. Pa dyshim dy veprimet janë të paligjshme, por e keqja dhe mëkatet ndryshojnë në madhësi.
As nuk duhen të pajtohen për t’i gjykuar ata përgjatë gjykimit të Allahut. Në vend të kësaj ai duhet t’i gjykojë ata përgjatë gjykimit të përkrahësve të tij. Ai gjithashtu mund t’u thotë atyre se ai do të bëjë atë që ai mundet që t’i gjykojë ata përgjatë sheriatit, por jo të thotë do t’u gjykojë përgjatë gjykimit të Allahut sepse ai mund të gabojë. Ai thjesht duhet të paraqesë konkluzionin e tij që sipas tij është në përputhje me sheriatin. Nëse ai është gabim, ai ka gënjyer në lidhje me Allahun. Veprimi pra është një masë sigurie dhe një etikë e ligjësuar kur është fjala për të dhënë besën dhe marrëveshje dhe për të dënuar armikun në një mënyrë që e kënaq Allahun -te ala-.