Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

63.Ndërmjetësimi për muslimanin mëkatarë

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 97-98

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

2 – Profeti ﷺ do të ndërmjetësojë që banorët e xhenetit të hyjnë në të.

Këto dy ndërmjetësime janë specifike për të.

3 – Ai ﷺ do të ndërmjetësojë për njerëzit që meritojnë të hyjnë në xhehenem. Këtë lloj ndërmjetësimi e bën ai, por mund ta bëjnë edhe profetët e tjerë apo njerëzit e devotshëm. Për këta njerëz ai ﷺ ndërmjetëson ose që ata të mos hyjnë në xhehenem apo edhe që ata të dalin prej tij. Nga mëshira dhe mirësia e Tij, Allahu nxjerr njerëzit nga zjarri pa ndërmjetësim.

Pasi që njerëzit e kësaj jete të kenë hyrë në xhenet mbetet një vend (i pa zënë) në të. Pastaj Allahu krijon një popull tjetër të cilët Ai i futë në xhenet.

Shpjegimi

Profeti ﷺ do të ndërmjetësojë që banorët e xhenetit të hyjnë në xhenet. Ai gjithashtu do të ndërmjetësojë për njerëzit që kanë hyrë në xhehenem për shkak të mëkateve të tyre. Ai do të ndërmjetësojë për ta katër herë, çdo herë përcaktohet numri i mëkatarëve nga Allahu, e cila është transmetuar në të vërtetë.

Gjithashtu, profetët, besimtarët dhe fëmijët muslimanë të cilët vdiqën para pubertetit do të ndërmjetësojnë. Detajet e ditës së gjykimit siç tha autori janë shumë madhështore. Së fundi mbetet vetëm një grup monoteistësh të cilët kanë mbetur në xhehenem. Ata hyjnë në xhehenem për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk përfshihen nga ndërmjetësimet. Nga mëshira e Tij, Allahu gjithashtu nxjerr njerëz nga zjarri pa ndërmjetësim. Pasi që ata të jenë djegur dhe janë bërë qymyr ata zhyten në lumin e jetës në mënyrë që ata të fillojnë të rriten sikurse një farë që rritet në një këllyer të mbushur me ujë. Pasi që të jenë formësuar, Allahu i lejon ata të hyjnë në xhenet.

Shpërndaje: