Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr 9881
Imam Abdul-Aziz bin Baz
Shejkh Abdurr-Rrezak Afifi
Shejkh Abdullah bin Gudejjan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A prishet agjërimi i gruas në qoftë se ajo bën këto gjëra:
1 – Fut gishtat në organin gjenital aksidentalisht gjatë pastrimit.
2 – Nëse fut krem ose ilaçe të ndryshme brenda organit gjenital.
3 – Nëse gjatë vizitës tek gjinekologia, infermierja fut dorën ose ndonjë instrument të nevojshëm në organin gjenital të saj.
Dhe a është e obliguar që të bëjë gusël pas këtyre veprimeve?
Përgjigje: Nëse veprimet e mësipërme kryhen, ajo nuk është e detyrueshme që të bëjë gusël dhe as nuk prishet agjërimi prej tyre.