Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Sherh El-Akide El-Uasitije
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Në xhehenem mbeten kufarët të cilët Allahu i ka dënuar me qëndrim të përjetshëm aty sepse ata e mohuan Atë.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Kështu Allahu do t’ua tregojë atyre veprat e tyre si dëshpërim për ta. Dhe ata nuk do të dalin kurrë prej zjarrit.” El-Bekare, 2:167
”Vendbanimi i tyre përfundimtarë do të jetë xhehenemi; sa herë që do t’i ulet vala, Ne do ta shtojmë për ta rreptësinë e zjarrit.” El-Isra, 17:97
“Prandaj do t’u themi: “Shijojeni këtë! Ne nuk do t’ju shtojmë gjë tjetër përveçse dënim!” Nebe’, 78:30
“Ata duan të dalin nga zjarri por ata nuk munden; vuajtja e tyre nuk ka fund.” El-Maideh, 5:37
“Dhe atje ata do të bërtasin: “O Zoti ynë! Na nxirr të punojmë mirësi e drejtësi, jo (ato vepra të këqija) që punuam gjithnjë.” (Allahu do t’u përgjigjet): “A nuk ju dhamë Ne jetë mjaft të gjatë saqë kushdo që donte të merrte këshillim mund ta merrte atë? Edhe këshilluesi ju erdhi. Shijoni pra (të keqen e punëve tuaja)! Për dhalimunët (kufarët dhe keqbërësit) nuk ka asnjë ndihmës.” El-Fatir, 35:37
Kështu do të jetë gjendja e tyre. Destinacioni i tyre përfundimtar është dënimi i pafund. Ai kurrë nuk do të pushojë. Ata kurrë nuk do të dalin nga aty.