Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Allahu (te ala) tha në lidhje me kufarët:
كَلَّا إِنَّهُمْ عَن رَّبِّهِمْ يَوْمَئِذٍ لَّمَحْجُوبُونَ
“Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej Zotit të tyre.” 1
Ata do të pengohen nga Allahu, d.m.th. nuk do ta shohin Atë, pasi ata (kufarët) e mohuan Allahun në jetën e kësaj bote dhe prandaj do të pengohen që ta shohin Atë në ditën e gjykimit. Vërtet që kjo është humbja më e madhe dhe dënimi më i madh, i kërkojmë Allahut mbrojtje nga kjo gjë. Në të njëjtën kohë, ajeti tregon se besimtarët nuk do të pengohen, d.m.th. ata do ta shohin Allahun në ditën e gjykimit. Ata do ta shohin Atë në botën tjetër sepse besuan në Të në jetën e kësaj bote edhe pse nuk e panë Atë. Ata i besuan Atij përmes argumenteve dhe shpalljeve të Tij (subhaneh). Si shpërblim, Ai do t’i nderojë ata që ta shohin Atë në ditën e gjykimit dhe shikimi i fytyrës së Allahut (azze ue xhel) është kënaqësia më e madhe në xhenet. Pra, ky është besimi i Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit. Këto ishin disa prej argumenteve nga Kurani.
1 83:15