Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

65. Durimi me pasurinë, bashkëshortet dhe fëmijët

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu (Subhanehu ue Te ala) ka paralajmëruar robërit e Tij besimtarë për sprovën e pasurisë, bashkëshorteve dhe fëmijëve.

Allahu (Te ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ

 “O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.”1

إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ وَاللَّهُ عِندَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ

 “S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek Allahu, është shpërblim i madh.”2

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ

 “O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre.”3

Shumë njerëz i keqkuptojnë këto ajete kur ata mendojnë se armiqësia e përmendur është për shkak të urrejtjes dhe polemikave. Jo nuk është ashtu, por është për qëllim se për shkak të dashurisë ndaj tyre ata bëhen armiq duke u bërë pengesë në hixhretin e tyre, në xhihad, në kërkim të dijes dhe në veprat të tjera të mira. Ky është kuptimi i fjalëve të Alameh Ibnul Kajimit.

Qëllimi është se ai që duron në mirëqenie e ka mbrojtur veten kundër sprovës së pasurisë. Ky person ka mundësinë të mëkatojë dhe të shpenzojë pasurinë. Prandaj, atij i jepet një shpërblim i madh dhe begati e madhe. E njëjta gjë vlen edhe për atë që duron me edukimin e fëmijëve dhe me bezdisjen nga disa bashkëshorte. Këtij i jepen grada të larta në jetën e ardhshme. Prandaj, jo të gjitha gratë dhe fëmijët janë armiq të etërve. Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë në lidhje me fjalët e Allahut:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ

 “O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre.”4

”Kjo do të thotë se disa gra dhe fëmijë janë të tillë e jo të gjithë.”


1 63:9

2 64:15

3 64:14

4 64:14

Shpërndaje: