Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

86.Lutjet mes dy sexhdeve

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 133-134

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

I dërguari i Allahut e kishte zakon të thotë në mes të dy sexhdeve:

اللهم اغفر لي وارحمني واهدني واجبرني وعافني وارزقني

”O Allah! Më fal, më mëshiro, më udhëzo, më forco, më kurse dhe më furnizo.”1

Në disa formulime, ai thotë:

رب اغفر لي وارحمني واهدني واجبرني وعافني وارزقني

”O Zot! Më fal, më mëshiro, më udhëzo, më forco, më kurse dhe më furnizo.”

Ndonjëherë, ai thoshte:

رب اغفر لي رب اغفر لي

”O Zot! Më fal! O Zot! Më fal!”2

Ai e kishte zakon të lexonte gjatë namazit të natës.3

Pastaj ai bënte tekbir dhe bënte sexhden e dytë4. Ai e urdhëroi burrin i cili u fal në mënyrë të gabuar që të bëjë të njëjtën gjë dhe i tha atij pasi që i kishte thënë atij që të jetë i qetë në mes të dy sexhdeve:

”Pastaj thuaj:

الله اكبر

”Allahu është më i Madhi.”

Pastaj bë sexhde me qetësi në mënyrë që çdo asht të bie në vendin e vet. [Pastaj bëje të njëjtën gjë në pjesën tjetër të namazit tënd].”5

Ndonjëherë ndodhte që ai ﷺ i ngriste duart e tij gjatë këtij tekbiri.6

Ai vepronte në këtë sexhde atë që vepronte në sexhden e parë. Pastaj ai e ngriste kokën dhe thoshte:

الله اكبر

”Allahu është më i Madhi.”

Ai e urdhëroi burrin i cili u fal në mënyrë të gabuar të veprojë kështu7 dhe i tha:

”Pastaj duhet të veprosh të njëjtën gjë në çdo rekat dhe në çdo sexhde. Nëse e bënë këtë, atëherë namazi yt është i plotë, dhe në qoftë se mangëson diçka nga kjo, atëherë ke mangësuar nga namazi yt.”8

Ndonjëherë ndodhte që ai t’i ngriste duart.9


1 Ebu Daudi, Tirmidhi, Ibn Maxheh dhe Hakim i cili e konsideroi hadithin autentik dhe Dhehebi u pajtua me të.

2 Ibn Maxheh me një zinxhir të mirë transmetimi. Imam Ahmedi e zgjodhi këtë lutje. Is’hak bin Rahojah tha:

”Ose ai thotë kështu tre herë ose ai lexon:

اللهم اغفر لي وارحمني واهدني واجبرني وعافني وارزقني

”O Allah! Më fal, më mëshiro, më udhëzo, më forco, më ruaj për dhe më furnizo.”

Të dyja janë transmetuar nga profeti në mes të dy sexhdeve. “Mesail-ul-Imam Ahmed ue Is’hak bin Rahojah, fq.19”, i Is’hak El-Maruazit.

3 Megjithatë, kjo nuk do të thotë se leximi i saj nuk është i ligjësuar në namazet farze sepse nuk ka dallim në mes të namazeve farze dhe nafile, gjë të cilën e ka thënë Shafei, Ahmedi dhe Is’haku. Ata besojnë se veprimi është i lejuar në namazet farze dhe në namazet nafile, të cilën e ka përmendur Tirmidhi. Edhe imam Tahaui e konsideron veprimin si të ligjësuar, gjë të cilën ai e përmend në librin ”Mushkil-ul-Ether”. Edhe analogjia e saktë e mbështet këtë sepse nuk ka asnjë pozitë në namaz ku nuk është bërë obligim për të lexuar diçka. Kështu, rasti duhet të jetë i njëjtë në këtë pozicion. Kjo është e qartë dhe e kuptueshme.

4 Bukhari dhe Muslimi.

5 Ebu Daudi dhe Hakimi i cili e konsideroi hadithin të jetë autentik dhe Dhehebi u pajtua me të. Shtojca është transmetuar nga Buhkari dhe Muslimi.

6 Ebu Auaneh dhe Ebu Daudi me dy zinxhir autentik. Mu kjo ngritja e veçantë e duarve është mendimi i Ahmedit dhe gjithashtu një nga mendimet e Malikut dhe Shafeiut.

7 Ebu Daudi dhe Hakimi i cili e konsideroi hadithin të jetë autentik dhe Dhehebi u pajtua me të.

8 Ahmedi dhe Tirmidhi i cili e konsideroi hadithin të jetë autentik.

9 Ebu Auaneh dhe Ebu Daudi me dy zinxhirë autentik. Mu kjo ngritja e veçantë e duarve është mendimi i Ahmedit dhe gjithashtu një nga mendimet e Malikut dhe Shafeiut.

Shpërndaje: