Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

66.Besimi i pasuesve të bidateve në lidhje me shikimin e Allahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 76-77
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Askush nuk e mohon shikimin e Allahut në botën tjetër përveçse pasuesve të bidateve si Xhehmitë dhe Mutezilitë. Sipas tyre, shikimi i Allahut do të thotë që Allahu të jetë në një drejtim dhe sipas tyre Allahu nuk gjendet në ndonjë drejtim. Tek ata, Allahu nuk është as brenda krijimit, as jashtë krijimit, as mbi krijimin as poshtë krijimit, as në të djathtë të krijimit ose në të majtë të krijimit. Ai thjesht nuk është në asnjë drejtim. Me fjalë të tjera, Ai nuk ekziston fare. I pastër është Allahu nga ajo që thonë ata! Për shkak të këtij mendimi të kotë, ata e mohojnë shikimin në Allahun.

Lidhur me Esharitë, ata nuk mund të mohonin dëshmitë në lidhje me shikimin e Allahut. Kështu që ata e pohojnë shikimin e Allahut në botën tjetër por pa drejtim. Kjo është shumë kontradiktore dhe e çuditshme. Gjithçka që ekziston është në një drejtim. Prandaj Esharitë u refuzuan nga Mutezilitë të cilët thanë që kjo është diçka e pamundur.

Ehlu-Sunneti thonë që Allahu (subhanehu ue te ala) do të shihet, ndërsa për sa i përket drejtimit, Ai është lart mbi krijesat. Pra nëse drejtimi në lidhje me Allahun i referohet sikurse drejtimit të krijesave, atëherë një drejtim i tillë nuk ekziston pasi Allahu (subhanehu ue tela) nuk është brenda krijimit të Tij. Ndërsa nëse drejtimi i referohet ekzistencës së Allahut lart mbi krijesat e Tij, atëherë ai është një fakt i konfirmuar. Me të vërtetë Allahu (te ala) është lart mbi qiej. Pra drejtimi në lidhje me Allahun është detaj që as nuk pohohet dhe as nuk mohohet në Kuran por për të duhet bërë specifikimi që u përmend pak më parë.

Shpërndaje: