Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

66. Durimi është prej gjërave më të vështira që ekzistojnë

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Në këtë kapitull durimi ndahet në dy lloje: njëri është sipas forcës së faktorëve që shtyjnë në vepër, kurse tjetri është sipas lehtësisë së faktorëve që shtyjnë drejt veprës. Nëse të dy faktorë mblidhen në një vepër, atëherë durimi është më i vështirë. Nëse të dy faktorët mungojnë, atëherë bëhet më e lehtë për të duruar. Në qoftë se një faktor përmbushet, kure jo tjetri, atëherë është më e lehtë për të duruar nga një aspekt dhe jo nga aspekti tjetër.

Ai që nuk është i shtyrë për të vrarë, vjedhur, pirë alkool, hashash dhe marrëzira të tjera, ndërsa as nuk e ka të lehtë ti veproj, atëherë durimi për të është gjëja më e lehtë.

Ai që është i shtyrë për gjërat e lartpërmendura dhe e ka të lehtë t’i veprojë, atëherë durimi për të është gjëja më e rëndë.

Prandaj, sundimtarit që duron për t’u përmbajtur nga padrejtësia, të riut i cili duron nga zinaja, dhe të pasurit i cili duron me epshet dhe tundimet, u jepen grada të larta te Allahu. I vetmi që arrin të njëjtat grada është personi me të njëjtin durim.

E njëjta gjë vlen edhe për atë që duron me vdekjen e fëmijëve të tij, prindërve, të afërmve dhe miqve, me gjithë këtë ai bën durim dhe ia kujton familjes së tij durimin me fatkeqësinë dhe i ndalon ata që të godasin fytyrën, të grisin rrobat dhe që të flasin fjalë të ndaluara. I tilli ka një shpërblim të madh dhe një begati të madhe të cilën vetëm Allahu e di.

Në qoftë se robi e ndjenë ëmbëlsinë e mëkatit dhe pendohet dhe duron që të mos rikthehet në të, pendimi i tij konsiderohet të jetë pendim i sinqertë.

Shpërndaje: