Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 181-182
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Abdullah bin esh-Shukhejr -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Isha me delegacionin e Benu Amirit kur shkuam te profeti ﷺ. Ne i thamë: ”Ti je zotëria ynë.”
Ai tha: ”Es-Sejjid është Allahu tebareke ue te ala.”
Ne i thamë: ”Ti je më i përsosuri dhe më i larti ndër ne.”
Ai tha: ”Thoni fjalët që thatë (pa e tepruar), apo diçka nga ajo që thatë, por mos e lini shejtanin që t’iu tërheqë në rrugën e tij.”
Ebu Daudi (4806) me një zinxhir të mirë transmetimi, Buhkari në ”el-Edeb el-Mufred” (211) dhe Ahmedi (4/25). Zinxhiri është autentik sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Masabih (4900)”.
2 – Enesi -radijAllahu anhu- tregoi se disa njerëz thanë:
”O i dërguari i Allahut, o më i miri prej nesh dhe biri i më të mirit prej nesh, ti je sejjid-i (zotëria) ynë dhe bir i sejjid-it (zotërisë) tonë!”
Ai ia ktheu: “O njerëz, thoni fjalët që thatë (pa e tepruar), por mos e lini shejtanin që t’iu bëjë për vete! Unë jam Muhammedi, robi i Allahut dhe i dërguari i Allahut. Unë nuk dua që të më ngrini më lart në status se sa më ka ngritur Allahu azze ue xhel.”
Transmeton Nesai (10078) me një zinxhir të mirë transmetimi dhe Ahmedi (13553). Autentik sipas el-Albani në ”Islah-ul-Mesaxhid (1/126)”.
Shpjegimi
Këtu autori tregon se si të ruajmë teuhidin në aspektin e shprehjeve. Ndërsa ruajtja e teuhidit në aspektin e veprave tashmë është shpjeguar. Ky kapitull ka të bëjë me kujdesin për kufijtë e teuhidit. Kufijtë nuk janë pjesë e një qenie por ato janë jashtë saj. Ky titull pra përfshinë më shumë lidhur me teuhid dhe shprehjet.
I dërguari ﷺ tregoi kujdes për teuhidin dhe kufijtë e tij dhe tregoi kujdes lidhur me shprehjet dhe veprat në mënyrë që njerëzit të mos i afrohen idhujtarisë dhe të bien në të. Ai ﷺ ka paralajmëruar kundër çdo gjëje që shpie në idhujtari, e që dëshmon përcjelljen e plotë të mesazhit.
1 – Abdullah bin esh-Shukhejr -radijAllahu anhu- ka thënë:
”Isha me delegacionin e Benu Amirit kur shkuam te profeti ﷺ. Ne i thamë: ”Ti je zotëria ynë.”
Ai tha: ”Es-Sejjid është Allahu tebareke ue te ala.”
Ne i thamë: ”Ti je më i përsosuri dhe më i larti ndër ne.”
Ai tha: ”Thoni fjalët që thatë (pa e tepruar), apo diçka nga ajo që thatë, por mos e lini shejtanin që t’iu tërheqë në rrugën e tij.”
Transmeton Ebu Daudi (4806) me një zinxhir të mirë transmetimi, Buhkari në ”el-Edeb el-Mufred (211)” dhe Ahmedi (4/25). Zinxhiri është autentik sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Masabih (4900)”.
Profeti ﷺ tha:
”Es-Sejjid është Allahu tebareke ue te ala.”
Profeti ﷺ e tha këtë nga modestia dhe frika se ata do të bien në ekstremizëm. Përndryshe ai ﷺ është zotëria i njerëzimit. Pra ai e tha këtë pjesërisht nga modestia dhe pjesërisht nga frika që ata të bien në ekstremizëm. Kjo dëshmon se në qoftë se dikush i thotë dikujt se ai është zotëria i tyre, kështu që personi tjetër duhet t’i thotë:
”Es-Sejjid është Allahu tebareke ue te ala.”
Kjo është për shkak që ai të mos goditet nga mbivlerësimi i vetes së tij.
Profeti ﷺ tha:
” …dhe mos lejoni shejtanin që t’iu tërheqë në rrugën e tij.”
Do të thotë në diçka që nuk duhet dhe nuk u takon. Mos e lejoni atë që t’u shpie në idhujtari dhe ekstremizëm. Përdorni shprehje të zakonshme sikurse Ebul-Kasim, i dërguari i Allahut dhe profeti i Allahut. Mos përdorni shprehje që mund të shpien në ekstremizëm.
Allahu -te ala- ka thënë:
يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ
”O i dërguar!” El-Maideh, 5:67
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ
”O profet!” El-Mumtahineh, 60:12
سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلاً
“I Lartësuar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij në udhëtim natën nga xhamia e shenjtë (në Mekë) për në xhaminë e largët (të Jerusalemit).” El-Isra, 17:1
الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَنزَلَ عَلَى عَبْدِهِ الْكِتَابَ وَلَمْ يَجْعَل لَّهُ عِوَجَا
“Çdo lavd dhe falënderim i përket Allahut, i Cili i shpalli robit të Vet (Muhammedit) një libër të dëlirë nga çdo shtrembërim.” El-Kehf, 18:1
Qëllimi i gjithë kësaj është që të parandalojë çdo gjë që shpie njerëzit në neglizhimin e idhujtarisë. Të drejtuarit dikujt me ”zotëri” dhe teprime të ngjashme që përdoren sot mund të shkaktojë që ata të fillojnë të adhurojnë personin, t’i luten atij, t’i kërkojnë ndihmë, të pretendojnë se ai di të fshehurën dhe të ngjashme. Kështu veproi autori i poezisë ”el-Burdah”1 kur ai tha:
Ti krijesa më fisnike! Unë nuk kam askënd tjetër për t’iu drejtuar në rast të fatkeqësive përveç teje.
Nëse ti nuk më nderon në ditën e gjykimit dhe nuk e kap dorën time, unë jam i dështuar.
Bujarisë tënde i përket kjo jetë dhe pasuritë e saj
dhe dijës tënde i përket ajo që shkruan në pllakën e ruajtur dhe pena.
Ai e teproi deri në atë masë saqë tha se është profeti ﷺ ai i cili shpëton njerëzit në ditën e gjykimit dhe se atë të cilin nuk e shpëtohet profeti ﷺ, ai person është i dënuar. Ky është teprim i madh. Ai gjithashtu tha se profeti ﷺ e di se çfarë shkruan në pllakën e ruajtur dhe në penë dhe se ai është i dijshëm për çdo gjë.
Prandaj muslimani është i detyruar që të ruaj gjuhën e tij dhe të jetë mesatar kur flet pavarësisht nëse është duke folur në lidhje me të dërguarin ﷺ apo dikë tjetër. Ai duhet t’u përmbahet normave sheriatike në lidhje me të dërguarin ﷺ, njerëzit e drejtë dhe dijetarët në mënyrë që të mos e teproj sikurse e tepruan jehudët dhe nasarat. Së fundi ata filluan të adhuronin profetët e tyre, njerëzit e mirë dhe dijetarët, dhe u kërkonin ndihmë atyre. Ata ranë në shirk të madh që është mëkat i pafalshëm.
1 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/paralajmerimi-ndaj-el-burdah/