Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

87.Ulja pas sexhdes (ulja e pushimit)

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 134-135

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Pastaj ai ﷺ ulej drejtë dhe vendoste peshën në këmbën e tij të majtë të shtrirë në mënyrë që ai të ulej me shpinë drejt1.


1 Bukhari dhe Ebu Daudi. Kjo ulje është e njohur në mesin e dijetarëve si ”Ulja e pushimit”. Këtë mendim e kishte Shafeiu dhe e ngjashme është transmetuar nga Ahmedi, e cila është përmendur në “Et-Tahkik (1/111)”. Ky mendim është më primar tek Ahmedi duke pasur parasysh se sa shumë ai kujdesej për të pasuar sunnetin rreth të cilit nuk kishte polemika. Ibn Hani ka thënë:

”Ndonjëherë unë e pashë Ebu AbdiLahin (d.m.th. imam Ahmedin) duke u mbështetur në duart e tij kur ai ngrihej për në rekatin e fundit, dhe nganjëherë unë e pash atë se si ulej dhe pastaj ngrihej lartë.” (Mesail-ul -Imam Ahmedi (1/57)).

Këtë mendim e ka edhe Imam Is’hak bin Rahojah i cili ka thënë:

”Ishte sunneti i profetit  të mbështeturit në duar për tu ngritur lartë pa marrë parasysh nëse personi ishte i ri apo i moshuar” (El-Mesa’il (2/147/1))” nga El-Maruazi . Shih “El-Irua (2 / 82-83)”.

Shpërndaje: