“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

67.Cili është gjykimi për të dashur një dijetar aq shumë sa që nuk dëshiron të dëgjosh kritikat ndaj tij?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 173-175

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 67: Cili është gjykimi për të dashur një dijetar apo thirrës në fe, aq shumë sa që nuk dëshiron të dëgjosh kritikat ndaj tij dhe pranon fjalët e tij edhe pse kundërshtojnë argumentet? Argumenti i tyre është se dijetari është më i ditur në lidhje me argumentet se sa ne?

Përgjigje: Ky është fanatizëm1 i pa lejuar. Ne i duam dijetarët dhe thirrësat për tek Allahu (azze ue xhel) por në qoftë se ndonjë prej tyre gabon në një çështje, ne e sqarojmë të vërtetën me argumente. Kjo nuk e ulë dashurinë ndaj të refuzuarit apo pozitën e tij.

Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Të gjithë ne refuzojmë dhe refuzohemi përveçse këtij në këtë varr.” 2

Do të thotë të dërguarit të Allahut .

Që ne i kritikojmë disa dijetarë apo njerëz të mirë, nuk do të thotë që ne i urrejmë apo i nënçmojmë ata. Ne vetëm sqarojmë të saktën. Prandaj disa dijetarë thanë kur shokët e tyre gabuan:

“Ne i duam ata, por ne duam të vërtetën më shumë.”3

Kjo është mënyra e saktë. Mos mendon se kritkimi i dijetarëve të cilët gabojnë në një çështje do të thotë nënçmim ose urrejtjen ndaj tyre. Dijetarët i kanë kritikuar gjithmonë njëri-tjetrin dhe ende kanë mbetur vëllezër të dashur.

Nuk na lejohet të pasojmë mendimet e njerëzve si gjë e kryer pavarësisht nëse ata kanë të drejtë ose gabim. Ky është fanatizëm. Fjala e vetëm një personi pranohet në të gjitha rastet dhe kurrë nuk refuzohet; e dërguarit të Allahut sepse ai kumton prej Zotit të tij dhe nuk flet sipas mendjes të vet. Të gjithë të tjerët mund ti’a qëllojnë dhe të gabojnë edhe nëse ata do të jenë njerëzit më të mirë. Ndërsa i dërguari i Allahut është i pagabueshëm (në aspektin e fesë). Këtë ne duhet ta dimë. Ne nuk i fshehim gabimet për t’i favorizuar individët. Ne duhet t’i sqarojmë gabimet.

Temim Bin Eus -radijAllahu anhu- ka thënë:

I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Feja është këshillë.”

Thamë: ”Për kë, o i dërguari i Allahut?”

Ai tha: ”Për Allahun, për librin e Tij, për të dërguarin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe për muslimanet në përgjithësi.”

Transmeton Muslimi (55).

Sqarimi i gabimeve është dashamirësi dhe sinqeritet për të gjithë ata, ndërsa fshehja e sqarimit shkon kundër dashamirësisë.


1 Muhammed Sultan el-Khaxhandi ka thënë:

“Ali el-Kari el-Hanefi ka thënë:

“Askush në këtë umet nuk është i detyruar të jetë Hanefi, Maliki, Shafi dhe Hanbeli. Ndërsa ajo që është e nevojshme për masën e gjerë është që të pyesin dijetarët, duke përfshirë katër imamët. Prandaj thuhet:

“Ai që e pason një dijetar, e takon Allahun i shpëtuar.”

Të gjithë njerëzit moshërritur janë të urdhëruar që të pasojnë udhëheqësin e profetëve, liderin tonë Muhammedin .” (Hal-il-Muslim Mulzam bi Ittiba Medhheb Mu’ajn mim-el-Medhahib el-Arba’ah?, fq. 58).

Ngjashëm tha shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë), e cila tashmë është specifikuar.

Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftê) thotë:

“Në qoftë se një sunnet i të dërguarit të Allahut i qartësohet një personi, muslimanët janë unanim se atij nuk i lejohet që ta braktisë atë për një tjetër mendim.” (I’lam-ul-Muvakki’in (2/361) Ibn-ul-Kajim).

2 Ibn Abdil-Hadi e bëri autentik këtë në “Irshad-us-Salik” (1/22). Ibn Abdil-Berr e transmetoi atë në el-Xhami (2/91) dhe Ibn Hazmi në “Usul-ul-Akham” (6/145) nga el-Hakem bin Utejbeh och Muxhahid.

3 Kështu tha shejkh-ul-Islam Ibnul-Kajim në lidhje me Ebu Ismail el-Haraui. Shih “Madarixh-us-Salikin” (3/394).

4 Muslimi (55).

Shpërndaje: