Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

67. Durimi i shtatë personave

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.co

mImam Ahmedi ka transmetuar në Musnedin e tij se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Allahu çuditet me djaloshin e ri që nuk tërhiqet drejt gjërave të kota.”

Bukhari transmeton nga Ebu Hurejra se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“7 persona do të jenë nën hijen e Allahut në ditën kur nuk ka hije tjetër përveç hijes së Tij:

1- Prijësi i drejtë.

2- I riu që rritet me adhurimin e Allahut.

3- Personi që zemrën e tij e ka të lidhur me xhamitë.

4- Dy persona që u deshën për hir të Allahut, i bashkoi dhe i ndau dashuria për hir të Tij.

5- Personi të cilin e fton (për të bërë zina) një grua me pozitë dhe e bukur, e ai i thotë: “Unë i frikësohem Allahut”.

6- Personi që jep sadakë (lëmoshë) dhe e fsheh atë saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë dha dora e tij e djathtë.

7- Personi që përkujton Allahun kur është vetëm dhe sytë i lotojnë.”

Transmeton Bukhari (660) dhe Muslimi (1031).

Këta shtatë njerëz meritojnë që Allahu t’i fus nën hije për durimin e tyre të plotë dhe vështirësitë e tij.

Mbreti duron duke bërë drejtësi edhe pse ai mund të jetë i padrejtë dhe mund të hakmerret ndaj qytetarëve të tij.

I riu duron me adhurimin e Allahut dhe e kundërshton dëshirën e tij.

Burri duron me të përqendruarit në xhami.

Ai që jep lëmosh duron me fshehjen e lëmoshës së tij, edhe pse ai mund të tregojnë atë.

Ai që joshet duron me të përmbajturit nga zinaja pavarësisht bukurisë së gruas joshëse.

Dy persona që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut durojnë kur takohen dhe ndahen.

Burri që qan nga frika e Allahut duron kur ai nuk ua tregon të tjerëve lotët e tij.

Të gjitha këto çështje janë të vështira. Durimi me këto veprime me suksesin e Allahut dhe mirësinë e Tij, ky është një durim i mirë dhe madhështorë.

Shpërndaje: