Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 135
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti salAllahu alejhi ue selem ngritej në rekatin e dytë duke u mbështetur në tokë1.
Ai salAllahu alejhi ue selem vënte nyjet e gishtit të tij në tokë kur ishte duke u falur dhe mbështetej në duart e tij kur ngritej lartë2.
Kur ai salAllahu alejhi ue selem ngritej në rekatin tjetër fillonte të lexojë suren ”el-Fatihah” dhe nuk qëndronte i heshtur3.
Ai vepronte në këtë rekat atë që veproi në rekatin e parë, përveç se reakti i dytë ishte më i shkurtër se i pari.
1 esh-Shafi’i dhe Bukhari.
2 Ebu Is’hak el-Harbi me një zingjir të shëndoshë transmetimi. Kuptim të ngjashëm transmeton Bejhaki me një zinxhir të saktë transmetimi. Lidhur me hadithin:
”Ai u ngjit si një shigjetë pa u mbështetur në tokë.”
kështu që ky hadith është i shpikur. Të gjitha hadithet me kuptime të ngjashme janë të dobëta. Unë e kam bërë të qartë këtë në ”edh Dha’ifah” (562, 929 dhe 968). Një person i shkëlqyer besoi se forcimi im i zinxhirit të transmetimit të el-Harbit ishte problematik, kjo ishte arsyeja pse unë e qartësova atë në ”Tamam-ul-Minneh”. Referohu asaj, kjo është e rëndësishme.
3 Muslimi dhe Ebu Auaneh. Heshtja që është mohuar ndoshta i referohet lutjes filluese dhe jo kërkimit të mbrojtjes kundër shejtanit në namaz. Ajo gjithashtu mund të jetë më e përgjithshëm se kaq, por unë mendoj se varianti i parë peshon më së shumti. Dijetarët kanë dy mendime lidhur me kërkimin e mbrojtjes kundër shejtanit në namaz përveçse në rekatin e parë. Unë besoj se është e ligjësuar që kjo të veprohet në çdo rekat.