Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

67.Vullneti i pakthyeshëm i Allahut dhe krijimi

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 102-103

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

2 – Vullneti i Allahut është i pakthyeshëm dhe aftësia e Tij është gjithëpërfshirëse. Ky është besimi se ajo që Allahu dëshiron ndodh dhe ajo që Ai nuk dëshiron nuk ndodh. Nuk ka lëvizje ose heshtje në qiej ose në tokë pa dashur Allahu (subhaneh) që kjo të ndodh. Asgjë në posedimin e Tij nuk bëhet kundër vullnetit të Tij. Allahu (subhaneh) ka gjithçka ekzistuese dhe mos ekzistuese në fuqinë e Tij. Nuk ka krijesë në tokë ose në qiell vetëm se Allahu (subhaneh) është Krijuesi i saj. Nuk ka krijues apo zot tjetër përveç Tij.

Shpjegimi

Ky nivel gjithashtu përbëhet nga dy pika: vullneti, krijimi dhe formimi. Vullneti i Allahut është ekzekutiv (i pakthyeshëm). Ajo që Allahu dëshiron ndodh dhe ajo që Ai nuk dëshiron nuk ndodh. Allahu (xhele ue ala) është Krijuesi i gjithçkaje. Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَا تَشَاؤُونَ إِلَّا أَن يَشَاء اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ

E ju nuk do të dëshironi, po të mos jetë se dëshiron Allahu – Zoti i aleminit (Zoti i gjithë botëve, i gjithësisë dhe i gjithë ç’është në të, Zoti i njerëzve dhe i xhinëve).” 1

اللّهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ

“Allahu është Krijuesi i çdo gjëje.” 2

Allahu (subhaneh) gjithmonë ka ditur gjithçka, e ka shkruar atë dhe e ka krijuar atë. Ajo që Allahu dëshiron ndodh dhe ajo që Ai nuk dëshiron nuk ndodh.


1 Et-Tekuir 81:29.

2 Er-Rad 13:16.

Shpërndaje: