Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

68.Cili është gjykimi për të studiuar tek një mësues i cili ka akide të gabuar në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 175-176

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 68: Cili është gjykimi për të studiuar tek një mësues i cili nuk ka të njëjtën besim në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut si selefët?

Përgjigje: Kërkohet të zgjidhet një mësues i cili ka besim të saktë dhe dije. Nëse kjo nuk është e mundur dhe ky person jep mësim për shembull në fikh, gjuhë arabe ose lëndë të tjera që nuk kanë të bëjnë me besimin, është e padëmshme të studiosh në lëndët në të cilat ai është i mirë. Ndërsa besimin duhet të studiosh vetëm tek një person që vetë e ka besimin e saktë.

Shpërndaje: