Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

89.Leximi i sures El-Fatihah çdo rekat është obligim

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 135-136

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti e urdhëroi njeriun i cili u fal në mënyrë të gabuar që të lexojë suren El-Fatihah në çdo rekat. Pasi ai e kishte urdhëruar atë që ta lexojë atë në rekatin e parë, ai i tha atij1:

”Pastaj vepro të njëjtën gjë në pjesën tjetër të namazit tënd.”2

Në një tjetër formulim thuhet:

”… Në çdo rekat.”3

Ai ka thënë:

”Në çdo rekat ka një lexim.”4


1 Ebu Daudi dhe Ahmedi me një zinxhir të fortë transmetimi.

2 Bukhari dhe Muslimi.

3 Ahmedi me një zinxhir të mirë transmetimi.

4 Ibn Maxheh, Ibn Hibani në “Es-Sahih” dhe Ahmedi në “Mesa’il-ul-Imam Ahmed (1/52)” nga Ibn Hani. Xhabiri ka thënë:

”Ai që fal një rekat pa e lexuar suren El-Fatihah nuk është falur nëse ai nuk është duke u falur pas një imami.” (Maliku).

Shpërndaje: