“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

68. Të qenit i kënaqur me fatkeqësitë

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 152-154

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Dije – Allahu të mëshiroftë – kënaqësia me fatkeqësitë është më e vështirë se sa durimi. Tashmë është treguar se durimi është një nga gjërat më të vështira. Tirmidhi transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Shpërblimi i madh është përgjatë sprovës së madhe. Nëse Allahu e do një popull Ai e sprovon atë. Ai që kënaqet, i jepet kënaqësia, dhe ai që zemërohet, e godet zemërimi.”

Dijetarët nga medhhebi i Imam Ahmedit dhe të tjerët kanë mospajtime se a është e detyrueshme apo vetëm një gjë e pëlqyer të qenit i kënaqur me fatkeqësitë. Robi ndoshta duron me fatkeqësinë e tij pa qenë i kënaqur me të. Të qenit i kënaqur pra është më i lartë se durimi. Megjithatë, ata janë të bashkuar në lidhje me detyrimin e durimit ndryshe nga detyrimi i të qenit i kënaqur. Falënderimi është më e lartë se sa kënaqësia. Falënderuesi e sheh fatkeqësinë si një begati për të cilën ai është falënderues.

Esh-Shafi’i transmetoi nga Abdul-Uahid bin Zejd i cili ka thënë:

“kënaqësia (në fatkeqësi) është porta më e madhe e Allahut, xheneti i dunjasë dhe fener i adhuruesve.”

Allahu (Te ala) ka thënë:

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ

“Asnjë fatkeqësi nuk bie mbi ju veçse me lejen e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij. Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë.”1

Alkameh bin Ebi Uekas ka thënë:

“Bëhet fjalë për fatkeqësitë që e godasin një person që e di se ato janë nga Allahu dhe kështu kënaqet me to dhe nënshtrohet.”

Umer bin Dharri tregoi se Umu Derda e kishte zakon të thotë:

“Ata që janë të kënaqur me caktimin e Allahut kënaqen gjithçka që Allahu e vendos për ta. Në Ditën e Gjykimit, ata kanë gradë në xhenet të cilat madje edhe shehidët do të dëshirojnë ti kenë.”

Sulejman bin el-Mughirah ka thënë:

“Allahu (Te ala) i shpalli Daudit (alejhis-selam): “Ti nuk do të më takosh me një vepër që më bën Mua aq të kënaqur me ty dhe që të shlyen mëkatet tua sikurse kënaqësia jote me caktimin Tim. Dhe ti nuk do të më takosh Mua me një veprim që është aq mëkat i madh dhe që e rritë zemërimin Tim ndaj teje sikurse mendjemadhësia. O Daud! Të tërheq vërejtjen ndaj mendjemadhësisë!”

Ebu Sulejman ed-Darani ka thënë:

“Unë shpresoj të me jetë dhënë kënaqësia. Nëse Allahu më futë në zjarr, unë do të jem i kënaqur me këtë.”

Ibn Ebi Dunja transmetuar nga Ibn Zejdi i cili ka thënë:

“Ali bin Ebi Talib (radijAllahu anhu) shikoi në Adij bin Hatimin dhe e pa se ai ishte i mërzitur. Ai i tha: ”O Adij! Pse je i mërzitur?” Ai tha: “Si të mos jem i mërzitur kur bijtë e mi janë vrarë, dhe më është nxjerrë syri.” Aliu tha: “O Adij! Ai që është i kënaqur me caktimin e Allahut shpërblehet. Ai që është i pakënaqur me caktimin e Allahut i asgjësohen veprat.”

Ebu Abdil-lah el-Bara’i ka thënë:

“Ai që është i kënaqur i është dhënë grada më e lartë.”

Nëse dikush pyet se si është e mundur të jesh i kënaqur me fatkeqësitë, kur shumica e njerëzve durojnë, por nuk janë të kënaqur me fatkeqësinë? Përgjigja është se nuk ka asnjë kontradiktë mes natyrshmërisë së njeriut i cili irritohet nga fatkeqësitë dhe zemrës që është e kënaqur me kaderin. Ne jemi të kënaqur me kaderin e Allahut, por ne ndoshta nuk e pëlqejmë atë që është caktuar. I është thënë një njeriu të devotshëm se djali i tij ishte vrarë në rrugën e Allahut. Ai filloi të qajë. Kur ata e pyetën pse po qanë kur djali i tij kishte vdekur si shehid, ai tha:

“Unë jam duke qarë sepse unë e pyes vetën se si ai ishte kënaqësia e tij me Allahun (Azze ue Xhel) kur shpatat e goditën.”

Ibnul Xhauzi transmetoi me zinxhirin e tij të transmetimit nga Amar bin Jasiri (radijAllahu anhu) i cili ka thënë:

“O Allah! Në qoftë se unë e di se Ti kënaqesh më së shumti me mua nëse unë e ndezi një zjarr të madh dhe të hidhem në të, unë e bëjë këtë. Në qoftë se unë e di se Ti kënaqesh më së shumti me mua nëse hidhem në ujë dhe mbytem, unë do ta bëjë këtë.”


1 64:11

Shpërndaje: