Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

69.A bëhet tekfir mbi Esharitë dhe Mutezilitë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 176

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 69: A bëhet tekfir mbi Esharitë, Mutezilitë dhe të tjerët që kanë besim të ngjashëm? A lejohet të studiohet tek ta besimi, fikhu dhe interpretimi Kuranit nëse e dimë se çfarë gabimesh kanë?

Përgjigje: Tekfir bëhet vetëm mbi personin që e njeh të vërtetën dhe e mohon atë duke qenë kokëfortë. Sa i përket atij që e kundërshton të vërtetën për shkak të keqinterpretimit apo injorancës, nuk bëhet tekfir mbi të. Në vend të kësaj thuhet se personi ka rënë në gabim dhe devijim. Nuk bëhet tekfir mbi një person që gabon për shkak të keqinterpretimit, pasimit të verbër ose injorancës ndërsa ai njëkohësisht beson se ai ka të drejtë. Nga ana tjetër ata janë të devijuar.

Kur është fjala për të studiuar tek ta temat që ata i zotërojnë përveç besimit natyrisht, sikurse fikhun, gramatikën dhe hadithin, kështu që është e padëmshme përderisa ata nuk tregojnë bidatet e tyre. Ndërsa nga ana tjetër nëse ka dikush që është më i mirë se ai(në fe) atëherë bëhet e detyrueshme të studiohet tek ai. Por nëse nuk ka ndonjë tjetër që ua mëson këto lëndë sikurse fikhun dhe gjuhen arabe, është e padëmshme të studiohet tek ai. Ndërsa besimi duhet të studiohet vetëm tek ata që kanë besim të saktë.

Shpërndaje: