Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

69.Dy besime devijuese në lidhje me kaderin

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 103-104

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Ky nivel i kaderit përgënjeshtrohet nga shumica e Kaderive për të cilët profeti ﷺ tha:

“Kaderitë janë mexhusët (adhurues të zjarrit) e këtij umeti. Nëse sëmurën, mos i vizitoni, dhe nëse vdesin, mos merrni pjesë në varrimin e tyre.” 

Transmeton Ebu Daudi (4691), Ibn Mesah (92) dhe El-Hakim (1/85), hadithi është hasen sipas imam Albanit.

Ka edhe ata që shkojnë në ekstrem ndaj pohimit të kaderit duke mohuar aftësinë dhe zgjedhjen e robit, si dhe përjashtojnë urtësitë dhe dobitë nga veprat dhe dispozitat e Allahut.

Shpjegimi

Pra, niveli i parë ka të bëjë me dijen e Allahut. Në të kaluarën kjo mohohej nga Kaderitë ekstrem. Pastaj ata hoqën dorë nga ky kundërshtim. Vetëm disa e mohojnë atë sot, ka thënë autori (rahimehullah). Allahu, siç u tha, i ka ditur gjërat dhe i ka shkruar ato.

Niveli i dytë është se dëshira e Allahut nuk kthehet. Kjo përgënjeshtrohet nga shumica e Kaderive sikurse Mutezilitë. Profeti ﷺ i quajti ata:

“Mexhusët (adhurues të zjarrit) e këtij umeti.”

Mexhusët besojnë në dy krijues: në dritën që krijon të mirën dhe nē errësirën që krijon të keqen. Ata besojnë se robërit i krijojnë veprat e tyre dhe se ato nuk janë të paracaktuara. Sipas tyre ata janë vetë ata dhe jo Allahu që i krijon ato. Kjo i përket injorancës dhe devijimit të tyre. Kështu thonë Muteziltë dhe Kaderitë mohues. Si rezultat ata e përgënjeshtrojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ dhe janë kufarë.

Ka Kaderi që quhen Muxhbireh e ata janë Xhehmitë të cilët besojnë se robi është i detyruar dhe i mungon zgjedhja, si dhe aftësia për të vepruar. Gjithashtu ata janë të devijuar. Ata janë pra Xhehmi që gjithashtu mohojnë cilësitë e Allahut. Të dy grupet mohojnë cilësitë e Allahut dhe besojnë se robi është i drejtuar dhe dirigjuar në veprat e tij. Të gjitha këto sekte janë të devijuara; Xhehmitë, Mutezilitë dhe Kaderitë mohues. Prej mohuesve të kaderit tek Mutezilitë janë gjithashtu Shi’ah Imamijeh.

Shpërndaje: