Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7-9.Dy të devijuar dhe një i udhëzuar

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Kitab-ul-I’tikad

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ne pohojmë se Allahu ka vete që është ndryshe nga çdo vetë tjetër. Ai tha:

وَيُحَذِّرُكُمُ اللّهُ نَفْسَهُ

“Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni vetes së Tij.”1

وَاصْطَنَعْتُكَ لِنَفْسِي

 “Dhe Unë të zgjodha ty për veten Time (për shpalljen).”2

Ebu Hurejra tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Allahu i Lartësuar thotë: “Unë jam ashtu siç mendon robi im dhe Unë jam me të nëse më kujton Mua. Nëse ai më kujton në vete, Unë e kujtoj atë në Veten Time.” Bukhari (7405) dhe Muslimi (2675).

Ne pohojmë se Allahu është ngritur mbi arsh. Kjo është ajo që gjendet në Kuran në shtatë sure të ndryshme: el-A’raf, Junus, er-Ra’d, Ta Ha, el-Furkan, es-Sexhdeh dhe el-Hadid.

Ne pohojmë se:

“Mëshiruesi e krijoi Ademin në pamjen e Tij.”

“… në pamjen e të Mëshirshmit”.

Transmetuar nga Ahmed bin Hanbali, Ibn Khuzejmeh dhe të tjerët. Po kështu kjo është transmetuar:

“… në pamjen e të Mëshirshmit.”

Transmetuar nga ed-Darakutni, Ebu Bekr en-Nexhad, Ebu Abdil-Lah bin Batah dhe të tjerë.

Ne pohojmë se Allahu ka gishta. Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Një rabin erdhi te profeti dhe i tha: ”O Muhammed! Ne lexojmë (në Teurat) se si Allahu do të vendos qiejt në një gisht, tokën në një gisht, pemët në një gisht, ujin në një gisht, dheun në një gisht, dhe pjesën tjetër të krijesave në një gisht dhe thotë: ”Unë jam Mbreti.” Profeti filloi të qesh saqë dhëmballët e tij iu shfaqën si konfirmim i fjalëve të rabinit. Pastaj i dërguari i Allahut lexoi ajetin:

وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ

”Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën (dorën) e Tij.” 4,5

Transmetohet nga Hibatullah et-Tabari, Bukhari, Muslimi dhe Ebu Isa et-Tirmidhi formulimi i të cilit është kështu: el-Mubarak bin Abdil-Xhabar es-Sajrafi na informoi në mexhlisin e babait tim (rahimehullah) në xhaminë e Mensurit me zinxhirin e tij të transmetimit deri tek Abdullahi i cili tha:

”Një jehudi erdhi te profeti dhe i tha: ”O Muhammed! Allahu do të vendos qiejt në një gisht, tokat në një gisht dhe pjesën tjetër të krijesave në një gisht. Pastaj, Ai thotë: ”Unë jam Mbreti.” Profeti filloi të qesh saqë dhëmballët e tij iu shfaqën (si konfirmim i fjalëve të rabinit). Pastaj, i dërguari i Allahut lexoi ajetin:

وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ

”Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën (dorën) e Tij.”

Ebu Isa tha:

“Hadithi është i mirë dhe autentik.”

Një formulim tjetër thuhet:

“I dërguari i Allahut ﷺ qeshi me kënaqësi si konfirmimin i asaj që  tha jehudiu.”

Ebu Sa’idi tregoi se dëgjoi profetin ﷺ duke thënë:

“Zoti ynë do të zbulojë kërcirin e Tij pas së cilës të gjithë burrat dhe gratë besimtare bien në sexhde para Tij, ndërsa ai që binte në sexhde në jetës e kësaj bote nga syefaqësia mbetet në këmbë. Kur dëshiron të bjeri në sexhde kurrizi i tij nuk lakohet.”6

Enesi tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Tij sesa kur dikush nga ju gëzohet kur e gjen devenë e tij mbi të cilën ai e ka ushqimin dhe pijen e tij pasi t’i ketë humbur ajo. Kur ai shtrihet nën pemë dhe e pret vdekjen. Papritmas deveja qëndron para tij. Ai pastaj e kap atë për litari dhe thotë (habitet nga gëzimi i madh): ”O Allah! Ti je robi im dhe unë jam Zoti Yt.”7

Abdullahu tregoi se profeti ﷺ e përmendi Dexhallin dhe tha:

 “Vërtetë ai (Ed-Dexhalli) ka një sy por Zoti juaj (azze ue xhel) nuk është me një sy.”8

“Ai është me siguri me një sy por Zoti juaj (azze ue xhel) sigurisht që nuk është me një sy.”

[7] Ai që i krahason këto dhe cilësi të ngjashme të transmetuara në mënyrë autentike me trupa, lloje, forma dhe gjatësi është kafir.

[8] Ai që i interpreton ato sipas gjuhës dhe me metaforë është Xhehmi.

[9] Ai që i kumton ato fjalë për fjalë pa i interpretuar, pa i shpjeguar, pa i përshkruar si trup ose ngjasuar siç bënë sahabët dhe tebiinët ka kryer obligimin e tij.


1 3:28.

2 20:41.

3 Bukhari (7405) dhe Muslimi 2675).

4 39:67.

5 Bukhari (4811) dhe Muslimi (2786).

6 Bukhari (4919) dhe Muslimi (183).

7 Bukhari (6308) dhe Muslimi (2747).

8 Bukhari (7131) dhe Muslimi (2933).

Shpërndaje: