Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Besimi në profetin Muhammed ﷺ

Iman Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Ta’lim-us-Sibjan Et-Teuhid
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 6: Kush është profeti yt?

Përgjigje: Profeti ynë është Muhammed bin Abdilah bin Abdul-Muttalib bin Hashim bin Abdi Menaf.

Allahu -te ala- e zgjodhi atë prej fisit Kurejsh. Ishte më i zgjedhuri nga pasardhësit e Ismailit . Allahu dërgoi Muhammedin te njerëzit e bardhë dhe te zezakët. Allahu ia shpalli librin dhe urtësinë atij. Muhammedi i thërriti njerëzit që të adhurojnë vetëm Allahun dhe të ndalen nga adhurimi i çdo gjëje tjetër nga statujat, gurët, pemët, profetët, njerëzit e drejtë, engjëjt dhe të tjera.

Muhammedi i thirri njerëzit që të braktisin idhujtarinë. Ai luftoi kundër tyre në mënyrë që ata të braktisin idhujtarinë dhe në vend të kësaj ta adhurojnë vetëm Allahun.

Allahu -te ala- ka thënë:

قُلْ إِنَّمَا أَدْعُو رَبِّي وَلَا أُشْرِكُ بِهِ أَحَدًا

“Thuaj (o Muhammed): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim).” El-Xhin, 72:20

قُلِ اللَّهَ أَعْبُدُ مُخْلِصًا لَّهُ دِينِي

”Thuaj: “Vetëm Allahun e adhuroj me besimin tim të plotë e të sinqertë.Ez-Zumer 39:14

قُلْ إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ اللّهَ وَلا أُشْرِكَ بِهِ إِلَيْهِ أَدْعُو وَإِلَيْهِ مَآبِ

”Thuaj: ”Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Allahun dhe që mos t’i bëj shok Atij. Vetëm Atij i lutëm dhe vetëm tek Ai kthehem.” Er-Rad, 13:36

قُلْ أَفَغَيْرَ اللَّهِ تَأْمُرُونِّي أَعْبُدُ أَيُّهَا الْجَاهِلُونَ وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ بَلِ اللَّهَ فَاعْبُدْ وَكُن مِّنْ الشَّاكِرِينَ

Thuaju atyre: “Vallë, ju po më urdhëroni që të adhuroj dikë tjetër përveç Allahut, o të paditur?! Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhammed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit. Prandaj adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!Ez-Zumer, 39:64-66

Shpërndaje: