Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Dëshmitë trajtojnë atë që nuk falet e jo atë që e mohon obligimin e faljes

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse dikush pyet nëse është e mundur për të kuptuar argumentet e përmendura mbi atë që nuk falet se ato kanë për qëllim atë që mohon obligimin e namazit? Unë them se kjo është e pamundur për dy arsye:

1 – Sepse sheriati lidhi gjykimin më mosfaljen e namazit dhe jo me mohimin e obligueshmërisë së namazit. Vëllazërinë në besim e ndërtoi me faljen e namazit dhe jo me pranimin e obligimit të tij. Allahu -te ala- nuk ka thënë:

“Por nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë ata janë vëllezërit tuaj në fe.” 9:11

Profeti ﷺ nuk ka thënë:

“Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë dhe mosbesimit është mohimi i namazit.”

Nuk ka thënë: “Besa që është në mes nesh dhe atyre është pranimi i namazit. Ai që e mohon atë ka blasfemuar.”

Nëse ky do të ishte qëllimi i Allahut -te ala- dhe i të dërguarit të Tij ﷺ, një kuptim i tillë do ishte në kundërshtim me sqarimin që Kurani ka bërë.

Allahu -te ala- ka thënë:

Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo gjë, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët. 16:89

Ty ta zbritëm Kuranin që t’u shpjegosh njerëzve dispozitat e shpalljes dhe që ata të mendojnë.” 16:44

2 – Kjo do të thotë që të merret parasysh një përshkrim të cilin legjislacioni nuk e ka lidhur me gjykimin e mosfaljes së namazit. Mohimi i obligushmerisë së pesë namazeve është mosbesim për mohuesin që nuk justifikohet për injorancën e tij pavarësisht se a falet ai apo jo. Nëse ai falet pesë herë në ditë dhe i plotëson të gjitha kushtet e namazit, shtyllat, detyrat dhe sunnetet ndërsa ai e mohon obligimin e tij pa asnjë justifikim, ai është kafir edhe pse falet.

Kjo dëshmon se është e pasaktë për të kuptuar argumentet se ato kanë për qëllim atë që mohon obligimin e namazit, por e vërteta është se ato kanë për qëllim atë që e lë namazin. Kjo gjithashtu dëshmon se ai që nuk falet është kafir dhe i dalur nga feja. Është përmendur në mënyrë të qartë në hadithin të cilin Ibn Ebi Hatim e transmeton në “es-Sunnen” nga Ubadeh bin es-Samit -radijAllahu anhu- i cili ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar: “Mos adhuroni diçka karshi Allahut dhe mos e braktisni namazin qëllimisht. Ai që e braktisë atë me qëllim dhe me vetëdije e ka braktisur fenë.”

El-Hejthem në “Mexhma-uz-Zaua’id” (4/216), dhe el-Hakim (4/44).

Nëse ne i marrim tesktet në kuptimin se ato kanë për qëllim atë që mohon obligueshmërinë e namazit atëherë veçimi i namazit me këtë nuk do të kishte kuptim sepse këtë dispozitë e kanë edhe zekati, agjërimi dhe haxhi sepse ai që mohon obligueshmërinë e njërës nga to bën kufër (del nga feja), nuk justifikohet me injorancë.

Argumentet sheriatike tregojnë se lënësi i namazit bën kufër, e gjithashtu tregojnë edhe argumentet logjike. Si mundet një njeri të jetë besimtarë dhe të braktisë namazin që është shtylla e fesë dhe që është nxitur çdo besimtar të kujdeset për të kryer atë, dhe që është aq serioze për ta braktisur saqë çdo besimtarë është kërcënuar që të mos e braktisë atë dhe të mos e neglizhoj? Prandaj personi që nuk falet nuk ka besim.

Shpërndaje: