Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 23-24
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱدْخُلُوا۟ فِى ٱلسِّلْمِ كَآفَّةً
”O ju që besuat, hyni në islamin tërësisht (duke iu nënshtruar të gjitha ligjeve dhe rregullave të fesë Islame).” 1
أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُمْ ءَامَنُوا۟ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ
”A nuk i ke parë ata që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje?” 2
إِنَّ ٱلَّذِينَ فَرَّقُوا۟ دِينَهُمْ وَكَانُوا۟ شِيَعًا لَّسْتَ مِنْهُمْ فِى شَىءٍ
”Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie.” 3
يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌ
”Në ditën e ringjalljes kur disa fytyra do të zbardhen e kur disa fytyra do të nxihen.” 4
Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka thënë:
”Ata që iu përmbajtën sunnetit dhe konsensusit do t’u zbardhen fytyrat e tyre dhe ata që iu përmbajtën bidateve dhe përçarjeve do t’u nxihen fytyrat e tyre.” 5
Abdullah bin Amr (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Umetin tim do ta godas saktësisht ajo që goditi izraelitët gjurmë pas gjurme, deri në atë masë sa që në qoftë se ndonjë prej tyre do të ketë marrëdhënie seksuale me nënën e tij në një vend publik, dikush nga umeti im do ta bëj atë gjithashtu. Izraelitët u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe dhe umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe; të gjithë do të hyjnë në zjarr, përveç njërit.” Ata thanë: ”O i dërguari i Allahut! Kush janë ata? ”Ai tha: ”Ai që pason atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.” 6
Le të meditojë besimtari i cili shpreson takimin me Allahun, në fjalët e të besueshmit ﷺ dhe mbi të gjitha, kur ai thotë:
”Ai që pason atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.”
Çfarë këshilla këto janë sikurse të kishin rënë në zemër të gjallë!”
Transmetuar nga Tirmidhi.
Tirmidhi e transmeton atë edhe nga Ebu Hurejra dhe e vërtetojë atë. Megjithatë, zjarri nuk përmendet në të, e cila përmendet në hadithin e Muauijes që gjenden tek Ahmedi dhe Ebu Daudi. Në të thuhet:
”Do të vijë një popull nga umeti im që do të ndjek epshet sikurse që qeni ndjek pronarin e vet; nuk ka as një venë ose gjymtyrë vetëm se hynë në to.” 7
Shpjegimi i fjalës së profetit ﷺ ”ai që dëshiron të fusë diçka të xhahilijetit në Islam”, tashmë është përmendur.
1 El-Bekare 2:208.
2 En-Nisa 4:60.
3 En-Aam 6:159.
4 Al-Imran 3:106.
5 Ibn Ebi Hatim (3/729), el-Khatib el-Bagdadi në “Tarikh Bagdad” (7/379) dhe el-Lalakai në “Sherh Usul Itikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema’ah” ( 1/72).
6 Tirmidhi (2641).
7 Ahmedi (4/102), Ebu Daudi (4597), el-Hakim (1/218) dhe et-Tabarani (19/376). Autentik sipas Albanit në “Dhilal-ul-Xhenah” (2).