Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Gruaja e devotshme duhet t’i përmbushë të drejtat e burrit

Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abbad 
Sifetuz-Zeuxhetus-Salihah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej cilësive të gruas së devotshme është përmbushja e të drejtave të burrit. Gruaja duhet t’i japë rëndësi shërbimit ndaj tij dhe të mundohet maksimalisht në këtë.

Të shohim në atë që ka transmetuar Nesai në “Es-Sunenul-Kubra” nga Husajn bin Mihsan, nga halla e tij, e cila ka treguar se ajo shkoi te i dërguari i Allahut ﷺ për një kërkesë të saj. Kur e përfundoi këtë.

Ai ﷺ i tha: “A je e martuar?”

Ajo tha: “Po.”

Ai ﷺ e pyeti: “Si sillesh me të?”

Ajo u përgjigj: “Bëj gjithçka që mundem për të.”

Ai ﷺ tha: “Shiko sesi sillesh ndaj tij sepse ai është xheneti yt dhe zjarri yt.” 

Transmeton Ahmedi (19003), hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “es-Sahihah (2612)”.

Kur gjendet xheneti i gruas tek burri dhe kur zjarri? Gruaja duhet ta kuptojë këtë fakt dhe këtë çështje madhështore:

“Si sillesh me të?”

Ti ke obligime dhe je robëreshë e Allahut. Ekziston një xhenet dhe një xhehenem. Allahu të ka urdhëruar dhe të ka obliguar që t’i përmbushësh të drejtat e burrit tënd. Përmbushi ato! Kryej ato në mënyrën më të mirë si bindje ndaj Allahut -subhaneh- dhe për të arritur kënaqësinë e Tij. Përmbushe obligimin tënd dhe kërkoj Allahut që të jepen të drejtat tuaja:

“sepse ai është xheneti yt dhe zjarri yt.”

Shpërndaje: