“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

7.Hulumti i ed-Dahlauit se medhhebet janë bidate

Shejkh Muhammed bin Sultan el-Masumi (v. 1380)
Burimi: A është muslimani i detyruar që të pasojë një prej katër medhhebeve?
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Uelijullah ed-Dahlaui tha në librin e tij ”el-Insaf” në fq. 68 thotë:

”Dije se muslimanët në dy shekujt e parë nuk ishin të bashkuar në pasimin e ndonjë medhhebi, as nuk ekzistonte ndonjë medhheb, ata nuk pasonin askë pos të dërguarit.”

Gjithashtu është transmetuar në të vërtetë se ka një konsensus midis të gjithë sahabëve, tebiinëve dhe tebi tebiinëve se është e ndaluar që ti drejtohesh një personi të caktuar në mesin e tyre. Prandaj le ta dijë ai që vetëm pason Ebu Hanifen, Malikun, esh-Shafi’iun ose Ahmedin dhe askë tjetër pa u mbështetur në atë që është në Kuran dhe Sunnet se ai me siguri ka kundërshtuar tërë konsensusin e umetit. Ai nuk gjen askë nga tri brezat e lavdërueshme ta ketë bërë këtë para tij. Ai pason një rrugë të ndryshme nga ajo e besimtarëve – Allahu na ruajt nga kjo gjendje. Pos kësaj, të gjithë shkencëtarët e fikhut kanë ndaluar që ata të pasohen verbërisht dhe kështu ata që i pasuan ata verbërisht edhe i kanë kundërshtuar ata.”

E ngjashme është transmetuar nga Imam el-Izz bin Abdis-Selam në librin e tij ”Kaua idul-Ahkam fi Masail-il-Anam” dhe Shejkh el-Salih el-Fulani në librin e tij ”Ijkadh Himam Ul-il-Absar”.

Çfarë është e çuditshme me këta që pasojnë verbërisht këto medhhebe të shpikura dhe të njohura dhe fanatikë të tyre, është se ata pasojnë atë që i atribuohet medhhebit të tij edhe nëse është larg nga argumentet, dhe se duket se janë dakord se i pasuari është një profet i dërguar. Kjo është larg nga e vërteta dhe larg nga e sakta. Ne i kemi parë dhe i kemi përjetuar këta njerëz që pasojnë verbërisht se si e konsiderojnë imamin e tyre të jetë i pagabueshëm dhe se çdo gjë që thotë ai është padyshim e drejtë. Në zemrat e tyre ata fshehin se ata nuk kanë ndërmend të mos e pasojnë atë verbërisht edhe në qoftë se argumentet do të thonë tërësisht të kundërtën. Kjo është pikërisht atë që Tirmidhi dhe të tjerë kanë transmetuar nga Adij ibn Hakim -radijAllahuanhu- i cili tha: Shkova te i dërguari i Allahut , ndërkohë që në qafë kisha një kryq prej floriri.

Ai më tha: “Çfarë është ky kështu, o Adij? Hiqe atë idhull prej trupi!” Pastaj e dëgjova atë duke lexuar ajetin:

اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ

“Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre.” Teube, 9:31

I thashë atij: “Ne nuk i adhuronim ata.”

Profeti ﷺ tha: “A nuk e ndaluan atë që Allahu e ka lejuar, ndërsa ju iu bindët dhe i pasuat, dhe e lejuan atë që Allahu e ka ndaluar, ndërsa ju iu bindët dhe i pasuat?“

U përgjigja: “Po.”

Profeti ﷺ tha: “Kështu i adhuruat ata.”

Transmeton Ahmedi, Tirmidhi (3095) i cili tha se hadithi është i mirë, Tabarani në ”el-Mu’xhem el-Kebir (218)”, Bejhaki në ”es-Sunnen el-Kubra (20137)”. I mirë sipas Albanit në ”Ghajat-ul-Maram (6)”.

Shpërndaje: