Autor: Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab
Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Libri: ”Sherh Nauakidh-il-Islam” (Sqarimi i dhjetë faktorëve që e anulojnë Islamin) fq. 21-23
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:
I gjashti: Ai që tallet me diçka nga feja e të dërguarit ﷺ ose me shpërblimin dhe ndëshkimin e Allahut është kafir.
Shpjegimi
Faktori i gjashtë që e anulon Islamin është tallja në lidhje me shpalljen e Allahut ose me diçka nga ajo që ka kumtuar i dërguari ﷺ edhe në qoftë se bëhet fjalë për veprimet nafile. Shembuj të kësaj janë përdorimi i siuakut, shkurtimi i mustaqeve, rruajtja nën sqetulla dhe prerja e thonjve. Kushdo që tallet me këto është kafir. Dëshmi për këtë janë fjalët e Tij (te ala):
“Nëse i pyet (përse tallen), do të thonë: ‘Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim’. A mos vallë me Allahun, me ajetet e Tij dhe me të dërguarin e Tij po talleni? Mos u shfajësoni! Ju mohuat pasi patët besuar.” Teube, 9:65-66
Ai që bën shaka me diçka që kumtoi i dërguari ﷺ pavarësisht nëse ajo është farz apo nafile ka dalë nga Islami. Çfarë thoni në lidhje me atë që thotë:
“Lëshimi i mjekrës, shkurtimi i mustaqeve, rruajtja nën sqetulla dhe pastrimi i nyjeve të gishtave janë vetëm gjëra të vogla.”?
Kjo është një mënyrë për t’u tallur me fenë e Allahut (azze ue xhel). Ai që shprehet në këtë mënyrë del nga feja edhe nëse ai i kryen këto veprime sepse kjo do të thotë të nënvlerësosh atë që ka kumtuar i dërguari ﷺ. Në vend të kësaj është e detyrueshme nderimi dhe respektimi i sunnetit i të dërguarit ﷺ. Edhe në qoftë se personi bie në ndonjë mëkat për shkak të epsheve ai ende duhet ta respektojë sunnetin dhe hadithet e të dërguarit ﷺ. Megjithatë, atij nuk i lejohet që të thotë:
“Kjo është një gjë e vogël.”
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) tha:
““Nëse i pyet (përse tallen), do të thonë: ‘Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim’. A mos vallë me Allahun, me ajetet e Tij dhe me të dërguarin e Tij po talleni? Mos u shfajësoni! Ju mohuat pasi patët besuar.” Teube, 9:65-66
Shpjegimi
Ky ajet është shpallur për një grup të muslimanëve të cilët ishin me të dërguarin ﷺ gjatë betejës së Tebukut. Gjatë një ndeje ata thanë:
“Ne nuk kemi parë dikë të jetë më gënjeshtarë, llupës dhe më frikacak se shokët tanë.”
Ata kishin për qëllim të dërguarin e Allahut ﷺ dhe shokët e tij. Midis tyre ishte një sahabi i cili u zemërua kur e dëgjoi këtë. Ai pastaj shkoi tek i dërguari ﷺ për ta informuar atë që ishte thënë por e pa se shpallja kishte arritur para tij. Kur këta njerëz e kuptuan se i dërguari ﷺ e dinte se çfarë kishin thënë gjatë ndejës, ata shkuan tek ai dhe i kërkuan falje. Njëri prej tyre e kapi devenë e profetit ﷺ ndërsa ai ishte hipur mbi të dhe tha:
“O i dërguari i Allahut, ne vetëm bëmë shaka për të kaluar kohën.”
Por i dërguari ﷺ as që e shikoi atë. Në vend të kësaj, ai lexoi ajetin:
“Nëse i pyet (përse tallen), do të thonë: ‘Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim’. A mos vallë me Allahun, me ajetet e Tij dhe me të dërguarin e Tij po talleni? Mos u shfajësoni! Ju mohuat pasi patët besuar.” Teube, 9:65-66
Vini re! ”Ju mohuat pasi patët besuar.” 9:66
Kjo dëshmon se ata më parë ishin besimtarë. Kur ata folën kështu, ata dolën nga Islami. Ata bënë shaka ndërsa nuk lejohet bërja shaka në lidhje me çështjet fetare. Si pasojë ata u shpallën kufarë nga Allahu pasi që ata kishin besuar – kërkojmë falje prej Allahut.
Kjo dëshmon se ai që flet keq për Allahun, për të dërguarin e Tij ﷺ, për Kuranin, për diçka nga Kurani apo për diçka nga sunneti i të dërguarit ﷺ ai është renegat. Kjo vlen edhe nëse kjo bëhet duke bërë shaka. Ku janë ata që thonë:
“Njeriu bëhet renegat vetëm në qoftë se e bëri këtë me qëllim. Nëse ai e fyen Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ, ai del nga feja vetëm nëse e kishte këtë për qëllim në zemrën e tij. Ne nuk bëjmë tekfir mbi të nëse ai vetëm manifestohet ose kryen ndonjë vepër pagane.”?
Ku e kanë marrë ata këtë? Ku i kanë marrë ata këto kushte? Allahu i shpalli ata si renegatë, ndërsa ata thanë:
“Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim.”
Ata besonin Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ dhe e adhuronin vetëm Allahun. Por kur ata u deklaruan në mënyrën e përmendur, Allahu (xhela ue ala) tha:
”Ju mohuat pasi patët besuar.”
Megjithatë, Ai nuk tha se ata janë kufarë nëse ata e kishin këtë për qëllim – e lusim Allahun të na fal. Është e detyrueshme për të vënë gjërat në vendet e tyre. Neve nuk na lejohet të sjellim shtesa nga vetët tona, të largojmë diçka dhe të vëmë kushte. Allahu nuk pyeti për besimin e tyre. Ai nuk përmendi atë që ata besojnë. Ai i dënoi ata për blasfemi pasi që ata kishin besuar:
”Ju mohuat pasi patët besuar.”
Ky gjykim është bazuar në fjalët e tyre. Ky gjykim është bazuar në një shaka pa u kufizuar nga kufizimet dhe kushtet. Nëse një person me vullnetin e tij deklarohet në mënyrë pagane ai gjykohet me blasfemi. Ndërsa nëse ai detyrohet me dhunë për ta bërë këtë ai nuk blasfemon.