Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Burimi: Kitab-ul-I’tikad
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
[6] Allahu është Një dhe asgjë nuk është si Ai. Ne nuk e krahasojmë Atë me krijesat e Tij dhe ne nuk e imagjinojmë Atë. Mendja nuk është në gjendje të imagjinojë cilësitë e Tij. I pastër është Allahu nga çdo gjë që mendja e imagjinon.
Ai jeton me jetë, di me dije, është i aftë për çdo gjë me aftësi, dëgjon me dëgjim, sheh me shikim, flet me fjalë, dëshiron me dëshirë, urdhëron me urdhër dhe ndalon me ndalesë.
Ne pohojmë se e Ai e krijoi Ademin me dorën e Tij sepse Allahu (te ala) ka thënë:
مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ
“(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia?”1
بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ
“Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira.”2
Ai ka një dorë të djathtë sepse Allahu (subhaneh) ka thënë:
وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
”Ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën (dorën) e Tij.”3
Ai ka fytyrë bazuar në fjalët e Tij:
كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ
”Çdo gjë do të shkatërrohet përveç fytyrës së Tij.”4
وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
“Ndërsa do të mbetet përgjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e Lavdi.”5
Ai ka këmbë bazuar në fjalën e profetit ﷺ:
“Allahu do të vendos këmbën e Tij mbi të dhe xhehenemi do të thotë: “Mjaft, mjaft.”6
Do të thotë mbi xhehenem. Kjo është transmetuar nga Ahmedi, Bukhari, Muslimi, Ebu Isa Tirmidhi dhe të tjerët.
Çdo natë Zoti ynë zbret në qiellin më të ulët në bazë të fjalës së të dërguarit të Allahut ﷺ:
“Çdo natë Zoti ynë zbret në qiellin më të ulët kur mbetet pjesa e tretë e fundit të natës.”
Ky është formulimi i Bukharit. Ky hadith është transmetuar nga Ahmedi, Maliku, Bukhari, Muslimi, Ebu Isa Tirmidhi, Ebu Daudi, Ibn Khuzejmeh, ed-Darakutni dhe imamë të tjerë muslimanë.
Ai qesh me robin e Tij besimtar në bazë të fjalëve të të dërguarit të Allahut ﷺ:
“Allahu (te ala) qesh me dy njerëz. Njëri prej tyre vret tjetrin dhe të dy hyjnë në xhenet.” Ata thanë: “Si është kështu?” Ai tha: “Njëri lufton për hir të Allahut (azze ue xhel) dhe vdes si shehid. Pastaj, Allahu e fal vrasësin që hyn në Islam. Pastaj, ai lufton për hir të Allahut (azze ue xhel) dhe vdes si shehid.”7
“Allahu (te ala) qesh me dy persona. Njëri prej tyre vret tjetrin dhe që të dy do të hyjë në xhenet.”
Transmetohet nga Bukhari dhe të tjerët.
1 38:75.
2 5:64.
3 39:67.
4 28:88.
5 55:27.
6 Bukhari (4848) dhe Muslimi (2846).
7 Bukhari (2826) dhe Muslimi (1890).