Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Lufto pas jetës së ardhme sikurse lufton pas kësaj jete

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/221)

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Në realitet njeriu posedon fuqinë dhe zgjedhjen. Udhëzimi nuk është më i paqartë se sa furnizimi dhe kërkimi i dijes. Gjithkush e di se furnizimi i njeriut është paracaktuar tashmë. Pavarësisht nga kjo ai përpiqet për furnizim brenda vendit dhe jashtë vendit, djathtas dhe majtas. Aji nuk rri në shtëpi dhe të thotë:

”Nëse është caktuar që unë do të kam furnizim do ta marr atë si do qoftë.”

Ai përpiqet për furnizim edhe pse furnizimi është i lidhur me veprimin siç është konfirmuar në hadithin e Ibn Mesudit (radijAllahu anhu) se profeti ka thënë:

”Çdo njërit prej jush i mblidhen fazat e krijimit në barkun e nënës së tij për dyzet ditë pikë uji, pastaj ai bëhet një pikë gjaku po aq kohë, pastaj ai bëhet një copë mishi po aq kohë. Pastaj i dërgohet një engjëll personit, i cili urdhërohet që të shkruaj katër gjëra; Furnizimin e tij, sa do të jetojë, veprimet e tij dhe nëse ai do të jetë banorë i zjarrit apo i xhenetit.”

Furnizimi është shkruar sikurse edhe veprat e mira dhe të këqija janë shkruar. Pse ti vepron çdo gjë për të arritur furnizimin e kësaj jete por jo për të bërë vepra të mira dhe të përfundoshë në xhenet? Është e njëjta gjë. Nuk ka dallim mes tyre. Ti je duke luftuar për furnizimin tënd dhe jetën tënde dhe bën çdo gjë për të jetuar më gjatë. Nëse ti sëmuresh ti udhëton rreth tërë botës për të gjetur një mjek të mirë që mund të kuroj ty. Megjithatë, ti nuk do të jetosh më gjatë se sa është përcaktuar. Jeta jote as nuk do të zgjatet e as nuk do të shkurtohet për këtë, megjithatë ti nuk do t’i mbështetesh kaderit dhe të thuash:

”Unë po rri në shtëpi. Nëse Allahu ka vendosur që unë të jetoj më gjatë, unë do ta bëjë këtë si do qoftë.”

Ti do të bësh gjithçka për të gjetur një mjek që mund të kuroj ty me lejen e Allahut. Pse nuk vepron të njëjtën gjë për jetën tjetër dhe me veprat e mira?

Shpërndaje: