Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Mbrojtja kundër epidemisë së Koronës – Shmangu vendeve të infektuara

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: Ashru Uasaja lil-Uikajah min-el-Uaba, fq. 11
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

7 – Shmangia nga vendet të infektuara

Profeti ﷺ i cili tha në lidhje me murtajën:

“Nëse dëgjoni se në një vend ka rënë sëmundja e murtajës mos shkoni në atë vend dhe nëse jeni në një vend ku ka rënë sëmundja e murtajës atëherë mos u largoni nga ai vend.” 1

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“I sëmuri nuk duhet të shkojë tek personi i shëndoshë.” 2


1 Bukhari (5729) dhe Muslimi (2218).
2 Bukhari dhe Muslimi.

Shpërndaje: