Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, fq. 67
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mëkatet privojnë nga nënshtrimi (Ndaj Allahut dhe profetit). Do të kishte mjaftuar nëse mëkati nuk do të kishte asnjë dënimin tjetër përveç pengimit nga nënshtrimi i cili e zavendëson mëkatin. Pastaj mëkati ndalon edhe nga nënshtrimi i dytë, i tretë, i katërt dhe kështu me radhë. Në këtë mënyrë, mëkati ndalon nga shumë vepra të mira. Çdo vepër e mirë është më e mirë për personin sesa e gjithë bota dhe gjithçka që ajo përmban. Kjo është e ngjashme me personin që ha diçka që shkakton një sëmundje të gjatë që e pengon atë nga ngrënia e ushqimit që është më i shijshëm se sa ushqimi i parë.