Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 10-12
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thirrësi duhet t’ua lehtësojë njerëzve në përgjithësi dhe haxhive në veçanti. Lehtësimi është një parim i ligjësuar deri sa të vërtetohet e kundërta. Rrjedhimisht, sepse nuk lejohet që një argument të kundërshtohet me anë të mendjes. Këtë qëndrim të saktë dhe të drejtë duhet ta kenë të gjithë thirrësit në fe. Pastaj, injorohen kundërshtimet e të gjithë njerëzve, në rast se ata thonë se e ka shtrënguar fort apo ka lëshuar pe.
Ka çështje të lejuara nga të cilat haxhitë zakonisht shqetësohen për shkak të fetvave që bie në kundërshtim me parimin e lartpërmendura. Disa prej tyre janë:
1 – Larja e tërë trupit, duke përfshirë fërkimin e kokës, pa qenë xhunub. Larja e tërë trupit është konfirmuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) nga Ebu Ejubi (radijAllahu anh) dhe është transmetuar mes tjerash nga Bukhari dhe Muslimi1.
2 – Është e lejueshme të kruhet koka edhe në qoftë se bien qimet. Dëshmi për këtë është hadithi i Ebu Ejubit. Këtë e zgjodhi edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah).
3 – Bërja hixhame edhe pse ajo çon në rruajtjen e pjesës së trupit të trajtuar. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ishte në ihram kur i bënë hixhame në mes të kokës. Hixhamja nuk mund të zbatohet pa rruar flokët. Ky është mendimi i Ibnu Tejmijes. Edhe Hanabelitë e pasojnë atë por ata vendosin kefara (shpagim), diçka për të cilën nuk kanë argument. Në fakt, mendimi i tyre është hedhur poshtë nga hixhamja e tij (salAllahu alejhi ue selem). Nëse ai do të kishte bërë kefara për të, sahabët do ta kishin përmendur këtë. Se ai përmendi vetëm hixhamen dëshmon se ai nuk ka bërë kefara. Prandaj, mendimi i Ibnu Tejmijes (rahimehullah) është i saktë.
4 – Është e lejuar nuhatja e aromave dhe heqja e thonjve të thyer. Ka transmetime në lidhje me këtë në origjinal.
5 – Kërkimi i hijes në tenda dhe nën mbulesa. Është vërtetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) e bëri këtë. Në të kaluarën, ata mbroheshin nën hije. Sot kjo mund të bëhet me çadra dhe madje edhe brenda makinave. Të vendosësh kefara (dëmshpërblim) për këtë është një vështirësi që nuk ka dëshmi. Logjika e shëndosh nuk bën dallim në mes hijes nën tenda që është konfirmuar në Sunnet dhe hijes nga shtazët dhe të ngjashme. Sipas “Manar-us-Sebil” 2 ky është një nga mendimet e Imam Ahmedit. Disa ja presin çatinë makinave e cila është një teprim të cilin Zoti i krijesave nuk e ka lejuar.
6 – Vendosja apo lidhja e rripit rreth izarit (veshjes së poshtme), po ashtu është e lejuar bartja e unazës (jo prej ari) e cila është transmetuar në disa transmetime. E njëjta vlen edhe për përdorimin e orës, syzeve dhe kuletave rreth qafës.
Të gjitha këto çështje bien nën parimin e lartpërmendur. Disa madje mbështeten nga hadithe nga profeti (salAallahu alejhi ue selem) dhe transmetime nga sahabët.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
يُرِيدُ اللّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ
“Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.”3
Dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.
1 Hadithi i plotë përmendet në librin origjinal, fq. 28. Unë e kam përmendur edhe “Irua-ul-Ghalil” (1019) dhe “Sahih Ebi Davud” (1613).
2 Manar-us-Sebil (1/236).
3 El-Bekare 2:185