Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 31-32
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Duhet ditur. Të gjitha sektet e devijuara, si të vjetra, si të reja, fokusohen në Teuhid-ur-Rububijeh. Sipas tyre robi është musliman vetëm nëse beson se Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi. Kështu ata shkruajnë në librat e tyre në lidhje me besimin. Librat e skolastikëve merren vetëm me Teuhid-ur-Rububijeh dhe argumentet e tij. Ndërsa kjo është e pamjaftueshme. Adhurimi është padyshim një kusht. Allahu (te ala) ka thënë:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
”Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!”1
Ata i urdhëruan njerëzit që të adhurojnë Allahun. Ky është Teuhid-ul-Uluhijeh:
وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ
”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni!”2
وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا
”Adhurojeni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim). ”3
Të gjitha ajetet urdhërojnë dhe thërrasin në Teuhid-ul-Ululijeh. Të gjithë të dërguarit thirrën në Teuhid-ul-Uluhijeh, duke i urdhëruar popujt e tyre dhe duke i ndaluar ata nga idhujtaria. Ky është qëllimi me teuhidin.
Sa i përket Teuhid-ul-Esma ue-Sifat, kështu ai refuzohet nga bidatçitë si Xhemitë, Mutezilitë dhe Esharitë në mënyrën e tyre përkatëse.
1 En-Nahl 16:36.
2 El-Enbija’ 21:25.
3 En-Nisa’ 4:36.