Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

70. Të qash pasi të vdes fëmiju dhe të kënaqesh me caktimin e Allahut

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 156-158

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Tashmë është treguar se çfarë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka ligjësuar apo ndaluar në lidhje me vdekjen e dikujt. Prej asaj që është ligjësuar është përulësia, të qarët pa zë, zemër e pikëlluar. Kjo ishte praktika e tij, dhe ai tha:

“Syri loton, zemra pikëllohet, por nuk themi veçse atë që kënaq Zotin tonë.”

Transmeton Bukhari (1303) dhe Muslimi (2315).

Po ashtu, është e ligjësuar për të lavdëruar Allahun dhe të thuhet:

“Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.”

I përket Sunnetit të profetit (salAllahu alejhi ue selem) që të jemi të kënaqur me Allahun në rast të fatkeqësive dhe të tjera rasteve. Kjo nuk vie në kudërshtim nëse sytë qajnë  dhe që zemra të pikëllohet. Asnjë njeri nuk e kërkonte kënaqësinë e Allahut më shumë se sa profetët (salAllahu alejhim ue selem). Ibn Abid-Dunja transmeton nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ne profetët sprovohemi shumfish.”

Për këtë arsye, profeti dhe njeriu më i kënaqur me përcaktimin dhe vendimin e Allahut ishte profeti ynë Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem). Askush nuk e bëri hamd Allahun si ai. Pavarësisht nga kjo, ai qau kur vdiq djali i tij Ibrahimi. Ai qau nga dhembshuria, mëshira dhe ndjeshmëria për djalin e tij, ndërsa zemra e tij ishte e mbushur me kënaqësi me dhe mirënjohje ndaj Allahut dhe gjuha e tij ishte e preokupuar me hamd dhe me përmendjen e Tij.

Duke pasur parasysh këto dy faktorë – mëshira për fëmijën e vdekur dhe kënaqësia me caktimin e Allahut – mund të jetë e vështirë për ti kombinuar, ka pasur dijetarë nga Selefët që qeshën ditën kur i vdiqën fëmijët e tyre. Kur i është thënë personin se si ai mund të qesh në një gjendje të ngjashme, ai tha:

“Allahu e ka vënë caktimin e Tij dhe unë dua të jem i lumtur me caktimin e Tij.”

Disa dijetarë dhe pauesve në tesavuf iu duke e gjithë kjo problematike. Si mundi i dërguari tek krijesat e Zotit (salAllahu alejhi ue selem) të qajë kur vdiq djali i tij, dhe ai është krijesa më e kënaqur me caktimin e Allahut, ndërkohë që ky dijetarë ka arritur një kënaqësi të tillë sa që qeshi kur vdiq djali i tij?

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Udhëzimi i profetit tonë (salAllahu alejhi ue selem) është më i plotë se sa udhëzimi i këtij dijetari. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ia dha hakun ibadetit dhe nënshtrueshmësirë. Si rezultat i kësaj, zemra e tij ishte e gjerë për të përfshirë kënaqësinë ndaj Allahut dhe mëshirën për birin e tij. Ai e bëri hamd Allahun dhe u kënaq me caktimin e Tij. Ai qau nga dhembshuria dhe ndjeshmëria. Mëshira e tij e bëri atë të qajë, kurse adhurimi i tij dhe dashuria ndaj Allahut e bëri atë të kënaqet dhe të bëjë hamd. Zemra e dijetarit nuk i përballoi të dyja. Prandaj, ai u preokupua nga kënaqësia e adhurimit me largim nga mëshira dhe ndjeshmëria – Allahu (Te ala) e di më mirë.”

Ajo që edhe më tej e konfirmon këtë që tha Shejkh-ul-Islami (rahimehullah) është historia e Jakubit (alejhi selam). Sytë e tij iu verbuan dhe tha:

فَصَبْرٌ جَمِيلٌ

“Durim i mirë, është shpresë.” 1

إِنَّمَا أَشْكُو بَثِّي وَحُزْنِي إِلَى اللّهِ وَأَعْلَمُ مِنَ اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ

“Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut, e unë di për Allahun atë që ju nuk e dini”.”2

Ai ndjeu ndjeshmëri dhe mëshirë kur tha:

وَابْيَضَّتْ عَيْنَاهُ مِنَ الْحُزْنِ

“dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë.”2

Gjendja e Jakubit (alejhi selam) është më mirë se e këtij dijetari. Edhe pse Jakubi kishte shumë fëmijë, ai tregoi mëshirë dhe ndjeshmëri ndërsa dijetari nuk kishte tjetër përveç birit i cili i vdiq.

Thabit el-Bunani ka thënë:

“Silah bin Ushejm ishte në luftë me djalin e tij. Ai i tha atij: “O biri im! Shko përpara dhe lufto në mënyrë që mund të vritesh në mënyrë që unë të pres shpërblimin për durimin tim. Ai e bëri këtë dhe luftoi derisa u vra. Atëherë i ati doli dhe u vra. Kur gratë ishin mbledhur gruaja e tij tha Mu’adhah el-Adhrijjeh: “Nëse keni ardhur për të më uruar mua, ju jeni të mirëpritura. Nëse ju keni ardhur për një qëllim tjetër largohuni nga këtu.”

Ibnul Xhauzi tregoi se Ebu Xhuhejfeh tha:

“Ne ishim duke shkuar për në Hamadhan dhe me ne ishte një burrë nga Ezdi. Papritmas ai filloi të qajë. Unë i thashë atij: “A po qanë për dikë që të ka vdekur?” Ai tha: “Jo, por e kam lënë pas meje birin tim në shtëpi dhe unë do të doja që ai të jetë me mua në mënyrë që të hyjmë në xhenet së bashku.”


1 12:83.

2 12:86.

3 12:84.

Shpërndaje: