Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

72.Ofshama gjatë dhimbjeve

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Tashmë është përmendur se durimi është që robi ta pranojë se Allahu është që ka shkaktuar atë që e ka goditur atë, dhe të shpresoj shpërblim nga Allahu, dhe e mban veten nga veprimet dhe fjalët e këqija. Në qoftë se do të thotë se durimi është që të frenosh gjuhën në mënyrë që ajo të mos ankohet tek dikush tjetër pos Allahut, që zemra të mos ndiej hidhërim dhe që duart të mos godasin fytyrën, të mos i grisin rrobat dhe gjëra të ngjashme, dhe që robi të kënaqet që Allahu vepron, dhe duron me çdo gjë të dashur dhe të urryer. E nëse ndodhë e kundërta e kësaj, atëherë do të thotë se robi posedon mangësi dhe të meta.

Kushdo që ankohet tek një krijesë, i bie se i ankohet ndaj Zotit tek krijesat! Një person i tillë është si ai që ankohet ndaj Atij i cili e mëshiron atë, e trajton atë me mirësi, e ruan atë dhe posedon dobinë dhe dëmin e tij, ankohet tek dikush që nuk e mëshiron atë, dhe që nuk e posedon dobinë apo dëmin e tij. Kjo tregon mungesë të dijes dhe besim të dobët që të ankohesh ndaj Atij që posedon dëmin dhe dobinë dhe ka çdo gjë në dorën e Tij, tek dikush që nuk mund të bëj as dobi, e as dëm.

Shekik el-Balkhi ka thënë:

“Ai që ankohet për një fatkeqësi që e ka goditur tek dikush tjetër pos Allahut, kurrë nuk do të ndjej ëmbëlsinë e ibadetit ndaj Allahut.”

Lidhur me të njoftuar njerëzit për gjendjen tënde për të marrë ndihmë  dhe jo të ankohesh, nuk e kundërshton durimin, nëse ai e bënë këtë për të marrë këshilla ose ndihmë për të larguar dëmin. Shembuj të kësaj janë që personi të këshillohet që të trajtohet me hixhame, të nxjerrë një dhëmb të prishur dhe ti kërkojë një njeriu të mirë që të lutjet për të. Kjo është e ngjashme me personin e sëmurë që i tregon mjekut për sëmundjen e tij.

Është konfirmuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon që të pyeste personin e sëmurë se si është gjendja e tij. Kjo është një mënyrë për të ditur se si është personi dhe në çfarë gjendje ai është.

A ndikon ofshama negativisht në durim? Ka dy transmetime nga Ahmedi.

El-Kadhi Ebul Husejn ka thënë:

“Transmetimi më autentik thotë se kjo është e urryer, pasi që është transmetuar nga Tavusi se ai urrente ofshamën gjatë sëmundjeve.”

Muxhahidi ka thënë:

“Çdo gjë që njeriu thotë i shkruhet, duke përfshirë edhe ofshamën e tij kur ai është i sëmurë.”

Disa dijetarë kanë thënë se ofshama është ankesë indirekte dhe prandaj e kundërshton durimin.

Abdullah bin Imam Ahmedi ka thënë:

“Babai im më tha kur atë e goditi sëmundja nga e cila vdiq: “Sjelle librin e Abdullah bin Idrisit.” Unë e solla librin. Ai tha: “Gjej hadithet e Lejth bin Ebi Sulejmit.” I gjeta hadithet e Lejth bin Ebi Sulejmit. Ai tha: “Lexoji hadithet e Lejthit.” Unë lexoja: “I thashë Talhës se Tavusi urrente ofshamën gjatë sëmundjes. Ai më nuk u dëgjua të ofshaj deri sa ai vdiq.” Unë nuk e kam dëgjuar babain tim duke ofsharë gjatë asaj sëmundje derisa ai vdiq.”

Transmetimi tjetër thonë se kjo nuk është e urryer dhe se kjo nuk ndikon në durimin negativisht. Megjithatë, ajo mund të ndikojë në kënaqësi negativisht. Bekr bin Muhammed ka thënë se babai i tij ka thënë se Imam Ahmedi u pyet në lidhje me të sëmurin i cili ankohet në dhimbjen e tij dhe në qoftë se ka diçka të transmetuar nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në lidhje me këtë. Ai tha:

“Po.” Hadithi i Aishes se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Oh, koka ime!”

El-Meruazi ka thënë:

“E vizitova Ebu Abdil-lah Ahmed bin Hanbelin kur ai ishte i sëmurë dhe e pyeta se si ishte. Ai u përlot dhe më tregoi në lidhje me dhimbjet që ai përjetoi gjatë natës.”

Alameh Ibnul Kajim (rahimahullah) ka thënë:

“Dije se ka dy lloje të ofshamës. Ofshama e parë është ajo nga ankesa dhe është e urryer. Ofshama e dytë është ofshama kur shlodhet njeriu, kurse kjo nuk është e urryer. Dhe Allahu e di më mirë.”

Shpërndaje: