Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

94.Formulimet e teshehudit – Teshehudi i Ibn Abbasit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 141

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

2 – Teshehudi i Ibn Abbasit. Ibn Abbasi ka thënë:

”I dërguari i Allahut na e mësonte teshehudin ashtu sikurse na mësonte suret e Kuranit. Ai tha:

التحيات المباركات الصلوات الطيبات لله، [ال]سلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته، [ال]سلام علينا و على عباد الله الصالحين، أشهد أن لا إله إلا الله و [أشهد]أن محمداً رسول الله

”Lavdërimet, bekimet, lutjet dhe mirësia i takojnë Allahut1. Selamet e Allahut dhe salavatet e Tij qofshin mbi ty, o profet! Salavatet qofshin mbi ne dhe mbi robërit e drejtë të Allahut. Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe [dëshmoj] se Muhamedi është i dërguari i Tij.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

و أن محمداً عبده و رسوله

”… Dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.” 2


1 Neueui ka thënë: ”Hadithi do të thotë se lavdërimi dhe çdo gjë në vijim i takojnë Allahut -te ala- të Vetëm dhe askujt tjetër.”

2 Muslimi, Ebu Auaneh, Shafei, dhe Nesai.

Shpërndaje: