Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

73.Pse gjithë ky fokus në Arabinë Saudite?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 183-186

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 73: Disa thirrësa e fyejnë këtë vend dhe dijetarët e tij dhe i akuzojnë ata për të qenë dijetarë të pushtetit që bëjnë servilizëm dhe nuk kanë dije në lidhje me çështjet aktuale. Në të njëjtën kohë ata i lavdërojnë vendet e tjera që bien në gabime të mëdha, thirrësa dhe bidatçi që devijojnë nga metodologjia e selefëve. Çka thoni për këtë?

Përgjigje: Ja dua vetëm të mirën muslimanëve në përgjithësi dhe këtij vendi në veçanti me këshillë dhe dashamirësi. Shoqëria jonë është shoqëria më e mirë megjithëse nuk e lavdërojmë askë tek Allahu kur bëhet fjalë për pushtetarët e tij, dijetarët dhe qytetarët. Ne nuk themi se janë të përsosur. Duhet të jemi të sinqertë dhe ta thomë këtë, por nuk mund ta mohojmë mirësinë e Allahut ndaj nesh. Ne kemi dijetarë dhe pushtetarë të drejtë. Ata nuk janë as socialistë, as batistë, as ndonjë gjë tjetër që bie në kundërshtim me Islamin. Besimi i tyre është teuhidi dhe feja e tyre është Islami. Besimi i tyre është i pastër nga idhujtaria. Ata zbatojnë dënimet sheriatike, thërrasin në të mirë dhe ndalojnë të keqen. Ata gjykojnë me librin e Allahut në të gjithë vendin. Gjykatat i gjykojnë njerëzit me librin e Allahut. Sigurisht ekzistojnë gabime, por mirësia peshon më rëndë. Ne jemi të detyruar të tregojmë mirëdashje dhe të lutemi për të mirën e tyre. Ata duhet të këshillohen dhe të furnizohen me të vërtetën. Kjo është detyra jonë.

A dëshirojmë ta shkatërrojmë këtë shoqëri? A duam që ajo të përfundojë në konflikt? A duam të vendosim sigurinë e saj në pasiguri? A duam ta likuidojmë këtë lumturi? Keni frikë Allahun dhe jini falënderues për këtë lumturi. Mos u mashtroni nga propagandistët e devijuar që e prishin rendin, kërkojnë gabime dhe i rrisin ato. Ata shohin gabimet e tjerëve, por jo gabimet e tyre.

Ne duhet ta kemi frikë Allahun. Kjo është feja dhe përgjegjësia para Allahut (subhanehu ue te ala). Mirësitë për të cilat nuk falenderon humbasin.

Allahu (subhaneh) ka thënë:

لَئِن شَكَرْتُمْ لأَزِيدَنَّكُمْ وَلَئِن كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِي لَشَدِيدٌ

“Nëse falenderoni, Unë do t’ju jap akoma më shumë, por në qoftë se jeni të pakënaqur e mosmirënjohës, atëherë me të vërtetë që ndëshkimi Im është i rreptë.” 1

Krahasoni këtë vend me vendet e tjera nëse keni mendje. Krahasoni dhe do të shihni një ndryshim. A e dini pse? Sepse ky vend ka një besim të saktë, qeveris me ligjin e shenjtë të Allahut, urdhëron në të mirën dhe ndalon nga e keqja. Këto janë mirësi të mëdha. Muslimanët dashamirës nuk i trajtojnë ato me mosfalenderim, ata as nuk i mohojnë ato e as nuk i refuzojnë ato. Ata nuk kërkojnë mangësitë dhe gabimet të cilat pastaj i ekazgjerojnë2.


1 14:7.

2 Çka duan këta njerëz që shtiren t’i bëjnë këtij vendi të pashembullt? A mendoni se epoka e Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe e Aliut mbisundon sot? A mendoni se këto janë ditët e profetit ? Cili është vendi për të cilin ju qani dhe vazhdimisht flisni? A është vendi që ndërtoi kupolën Ibrahimijeh si kujtim të urdhrit Ibrahimijeh dhe udhëheqësi shpirtëror i të cilit bëri thirrje për ndërtimin e urave me fetë e tjera? Konferenca u zhvillua dhe vendi i teuhidit nuk dërgoi askënd për të marrë pjesë. Apo është vendi i Sufive, i Maturidive dhe mbeturinave të lashta nga koha e Esharive?

Ju kundërshtoni veten kur na akuzoni se kemi paqe me idhujtarë dhe sekularista ndërsa ne i refuzojmë muslimanët dhe thirrësat. Së pari, janë vetëm muslimanët që devijojnë nga Kurani, sunneti dhe selefët që duhet të refuzohen. Një refuzim i tillë është i detyrueshëm dhe qëllimi i tij është ruajtja e besimit. Së dyti, jo të gjithë duhet të refuzojnë. Vetëm kompetentët e bëjnë këtë. Disa i refuzojnë muslimanët e devijuar, të tjerët refuzojnë kufarët, disa refuzojnë laikët. Kështu muslimanët plotësojnë njëri-tjetrin. Aftësitë e njerëzve ndryshojnë. Megjithatë, ne pyesim veten: pse jeni kaq të fokusuar në Arabinë Saudite? A nuk e shihni se në këtë mënyrë ju i ndihmoni kufarët dhe hapni rrugën për të keqen? E detyrueshme është të përkrahësh vendin e teuhidit dhe ta mbrosh atë. Çdo gabim duhet të korrigjohet në mënyrën e ligjësuar siç dëshmohet nga praktikat e Kuranit, sunnetit dhe selefëve dhe imamëve tanë. Askush nuk është i pagabueshëm. Askush nuk ka thënë se ai është i pagabueshëm. Të gjithë janë të mangët dhe mëkatar. Sa kohë do të vazhdoni kështu? Deri sa të shpallni një shtet të Khauarixhëve? Apo shtetin e Sufive dhe të idhujtarisë? Një shtet të parlamentit dhe partive? Është më mirë të ktheheni në të vërtetën sesa t’i përmbaheni të kotës.

Allahu (te ala) ka thënë.

وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ

”Dhe kthehuni me pendim e përkushtim me besim të vërtetë tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij në Islam si muslimanë, para se t’ju vijë ndëshkimi, (sepse) atëherë nuk do të ndihmoheni.” (39:54)

وَاتَّبِعُوا أَحْسَنَ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ العَذَابُ بَغْتَةً وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ

”Dhe ndiqni më të mirën që ju është zbritur nga Zoti juaj para se t’ju vijë ndëshkimi papritmas duke mos e ndjerë aspak!” (39:55)

إِلَّا مَن تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

 “Përveç atyre që pendohen dhe besojnë dhe që punojnë mirësi e drejtësi, mu këtyre Allahu do t’ua shndërrojë gjynahet në vepra të mira dhe Allahu është vazhdimisht Falës i Madh, kurdoherë Mëshirëplotë.” (25:70)

Profeti  në ka thënë:

”Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Tij se kur dikush nga ju gëzohet për devenë e tij mbi të cilën ai e ka ushqimin dhe pijen e tij pasi t’i ketë humbur ajo.” (Bukhari nr 6308) dhe Muslimi nr 2747).

Shpërndaje: