Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

73.Qëndrimi i Ehl-us-Sunnetit në lidhje me sahabët

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 111

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Prej parimeve të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është se ata nuk ndjejnë mëri dhe as nuk i fyejnë sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ. Ata janë sikurse Allahu (te ala) i përshkroi kur Ai tha:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

 “Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je i Butë, Mëshirues.” 1

Ata i binden të dërguarit ﷺ i cili ka thënë:

”Mos i fyeni shokët e mi. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit, sikurse ndonjëri prej jush do të kishe dhuruar ar sa mali i Uhudit, kjo nuk do të kishte qenë as sa dy grushta të tyre apo edhe sa gjysmë grushti.” 2

Shpjegimi

Kjo pjesë është një prej pjesëve më të mira dhe më të rëndësishme të librit.

Bëhet fjalë në lidhje me sahabët (radijAllahu anhum) dhe refuzon Rafidat (Shiat) dhe Nauasib (armiqtë e familjes së profetit). Ky ajet sqaron vlerën dhe pozitën e tyre. Këtu autori ka sqaruar çështjen në mënyrë të qartë. Prej parimeve të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është se ata nuk ndjejnë mëri dhe as nuk i fyejnë sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ. Ata i duan ata dhe i luten Allahut që të jetë i kënaqur me ta. Dashuria për ta është fe. Këtu autori e ka sqaruar çështjen. Ata na e kanë kumtuar fenë neve, Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati i duan ata për hir të Allahut. Zemrat e tyre nuk ndiejnë aspak mëri kundër tyre, përkundrazi ato janë plot me dashuri për ta. As nuk i fyejnë ata dhe as nuk i kritikojnë ata. Ata e lusin Allahun të jetë i kënaqur me ta dhe luten për ta për hir të Allahut. Allahu (xhele ue ala) ka thënë:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

“Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je i Butë, Mëshirues.”

Ata përmbushin urdhrin e të dërguari të Allahut ﷺ në lidhje me ta kur ai tha:

”Mos i fyeni shokët e mi. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit, sikurse ndonjëri prej jush do të kishe dhuruar ar sa mali i Uhudit, kjo nuk do të kishte qenë as sa dy grushta të tyre apo edhe sa gjysmë grushti.”


1 El-Hashr 59:8-9.

2 Bukhari (3673) dhe Muslimi (2541).

Shpërndaje: