Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

73.Të qarët nuk e kundërshton durimin

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Të qarët dhe pikëllimi pa zë dhe pa fjalë të ndaluara, nuk e kundërshton durimin dhe kënaqësinë (ndaj caktimit të Allahut), të cilën sapo e kemi përmendur.

Allahu (Te ala) tregoi për Jakubin (alejhis-selam):

وَابْيَضَّتْ عَيْنَاهُ مِنَ الْحُزْنِ فَهُوَ كَظِيمٌ

“Nga pikëllimi iu zbardhën (verbuan) të dy sytë, por i përmbajtur (nga pikëllimi).”1

Katadeh ka thënë:

“Pikëllimi i tij ishte gjithmonë ishte brenda tij pa thënë asnjë fjalë të keqe. Ai fliste vetëm fjalë të mira.”

Allahu (Te ala) ka thënë se Jakubi (alejhi-selam) ka thënë:

إِنَّمَا أَشْكُو بَثِّي وَحُزْنِي إِلَى اللّهِ وَأَعْلَمُ مِنَ اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ

Ai (Jakubi) tha: “Pikëllimin dhe dhimbjen time ia parashtroj vetëm Allahut, ndërsa unë di për Allahun atë që ju nuk e dini.”2

فَصَبْرٌ جَمِيلٌ

Ai (Jakubi) tha: “Durimi im është i mirë.”3

Është transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ata që pikëllohet nuk ka duruar.”

Edhe pse Jakubi (alejhis-selam) humbi shikimin e tij për shkak se të qarët, pikëllimi i tij nuk e kundërshtuan durimin e tij. Ai (alejhis-selam) ia paraqiti pikëllimin e tij Allahut dhe jo asnjë krijese.

Ibn Abasi transmeton se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Çfarëdo që del nga sytë dhe zemra, ajo është prej Allahut (Azze ue Xhel) dhe mëshirës. Dhe ajo që vjen nga dora dhe gjuha është nga shejtani.”

Khalid bin Ebi Uthman el-Kurashi ka thënë:

“Kur biri im kishte vdekur Seid bin Xhubejr më ngushëlloi. Një herë ai më pa duke bërë tavaf rreth Qabes ndërsa unë isha i maskuar. Ai ma hoqi maskën nga koka ime dhe tha: “Të fshihesh është dështim.”

Bakr el-Muzani ka thënë:

“Është zakon të thuhet se është dëshpërim të qëndruarit në shtëpi pas një fatkeqësie.”

Ubejd bin Umejr ka thënë:

“Dëshpërim nuk është që sytë të qajnë dhe zemra të mërzitet. Dëshpërim janë fjalët dhe mendimet e këqija.”

Një bir i gjyqtarit në Basra kishte vdekur dhe dijetarët e qytetit kishin ardhur tek ata dhe folën për atë që dallon dëshpërimin nga durimi. Ata ranë dakord se ai që lë diçka, të cilën e ka vepruar më herët është dëshpëruar.

Ibn Abdil-Aziz ka thënë:

“Unë e kisha një djalë të çmuar i cili vdiq. I thashë nënës së tij: “Ke frikë Allahun, shpreso shpërblimin e Allahut dhe duro.” Ajo tha: “Fatkeqësia ime me të është shumë e madhe dëshpërimi.”

Ibnul Mubarak ka thënë:

“Një burrë erdhi tek Jezid bin Jezid i cili ishte duke u falur ndërsa djali i tij ishte duke vdekur. Burri i tha: “A po falesh kur djali juaj është duke vdekur?” Ai tha: “Nëse një person ka si zakon të bëjë një vepër dhe e braktisë atë për një ditë të vetme, konsiderohet të ketë mangësi në veprën e tij.”

Thabiti ka thënë:

“Abdullah bin Mutarrif ishte goditur nga një fatkeqësi dhe pashë karakterin më të mirë dhe më të bukur në të.”


1 12:84

2 12:86

3 12:83

Shpërndaje: