Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 186-191
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 74: Në ditët e sotme është shpeshtuar që dijetarët e mëdhenj të fyhen dhe të akuzohen për mosbesim dhe mëkate. Sidomos pas fetvave të tyre në lidhje me shpërthimet, ata janë akuzuar për mungesë të urrejtjes dhe dashurisë për Allahun. Cili është gjykimi për të reaguar ndaj të rinjve të tillë?
Përgjigje: Injoranti duhet të heshtë. Ai duhet të hesht dhe ta ketë frikë Allahun (azze ue xhel) dhe të mos flasë me injorancë.
Allahu (te ala) ka thënë:
قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُواْ بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ
“Thuaj: “Zoti im i ka ndaluar vetëm punët e këqija qofshin të hapura ose të fshehta dhe mëkatet, shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut ortak pa pasur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” 1
Injorantit nuk i lejohet të flasë për çështjet e dijes dhe sidomos për çështjet e mëdha si tekfiri.
Veprimi i tyre i tillë gjithashtu përbëhet nga përgojimi, thashethemet dhe fyerja e pushtetarëve dhe dijetarëve2. Ky është lloji më i rëndë i përgojimit. Pra, kjo nuk është e lejuar.
Për këto çështje dhe të ngjashme, autoritetet kujdesen për to. Ata hulumtojnë rreth tyre dhe kanë konsultime në lidhje me to. Për këtë pra kujdesen dijetarët. Janë ata që e sqarojnë gjykimin e tyre. Shoqëria, njerëzit e rëndomtë dhe fillestarët nuk duhet të futen në këso gjëra.
Allahu (xhela ue ala) ka thënë:
وَإِذَا جَاءهُمْ أَمْرٌ مِّنَ الأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُواْ بِهِ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُوْلِي الأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنبِطُونَهُ مِنْهُمْ وَلَوْلاَ فَضْلُ اللّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ لاَتَّبَعْتُمُ الشَّيْطَانَ إِلاَّ قَلِيلاً
”Kur t’u vijë atyre ndonjë lajm i rëndësishëm që përket sigurinë e njerëzve apo frikë ose frikës, ata e përhapin atë. Sikurse t’ia kishin paraqitur atë (për shqyrtim) të dërguarit apo njerëzve të tjerë drejtues të tyre, shqyrtuesit përkatës do ta kishin kuptuar atë prej tyre (menjëherë). Po të mos kishte qenë mirësia dhe mëshira e Allahut mbi ju, ju do të kishit pasuar shejtanin përveç një pakice prej jush.” 3
Është e detyrueshme të qenurit i heshtur në lidhje me këto çështje sidomos ato që kanë të bëjnë me bërjen tekfir dhe dashurin dhe urrejtjen për hir të Allahut. Ndoshta një person i gjykon të tjerët për devijim ose mosbesim në mënyrë të gabuar. Në këtë rast, gjykimi zbatohet mbi të. Kur një person i thotë vëllait të tij se ai është kafir ose mëkatarë dhe kjo nuk është e vërtetë, gjykimi zbatohet kundër tij4.
Pra, kjo është shumë e rrezikshme. Të gjithë ata që e kanë frikë Allahun duhet të heshtin përderisa ata nuk janë kompetent dhe nuk u është besuar që të flasin, si p.sh pushtetarët dhe dijetarët. Njerëzit e rëndomtë dhe nxënësit e rinj nuk kanë të drejtë për të dhënë fetva, t’i gjykojnë njerëzit dhe të turpërojnë njerëzit. Ata janë injorant, fyejnë, thonë thashetheme dhe flasin se kush është kafirr dhe kush është mëkatar. E gjitha kjo u kthehet atyre. Kjo nuk dëmton atë që kishte për qëllim, vetëm veten e tyre e dëmtojnë. Prandaj muslimani duhet të hesht dhe të mos merret me diçka që nuk i takon atij5. Të spekuluarit në gjykimet e sheriatit, të gjykohet kush ka të drejtë dhe gabim, të ofendohen pushtetarët dhe dijetarët dhe të akuzohen ata për mosbesim apo devijim është shumë e rrezikshme për personin. Ndërsa ata të përfolurit nuk dëmtohen nga kjo.
Dituria largohet vetëm kur dijetarët vdesin.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Allahu nuk e tërheq këtë dije duke e nxjerr atë nga gjokset e burrave. Dituria tërhiqet me vdekjen e dijetarëve. Kur të mos ketë më asnjë dijetar, njerëzit marrin injorantët si udhëheqës dhe ata u japin fetva pa dije, devijojnë dhe i devijojnë të tjerët.”6
Pasha Allahun, kjo është situata sot. Në ditët e sotme flasin injorantët në lidhje me gjykimet e sheriatit, i japin udhëzime njerëzve, japin ligjërata dhe predikojnë pa dije dhe të kuptuar. Ata vetëm mund të nxisin në revolta. Ata i preokupojnë njerëzit me gjëra të kota. Këtë e konfirmon profecia e profetit ﷺ se njerëzit do të marrin injorantët si udhëheqës në fe7. Për fat të keq, njerëzit i quajnë ata “dijetarë”. Ndërsa ata nuk mund t’i përgjigjen saktë pyetjeve në lidhje me ngjarjet e sotme apo gjykimet e sheriatit. Sipas tyre (injorantëve) kjo nuk është dituri. Sipas tyre dije është njohja e shkencave politike dhe kuptimi i çështjeve aktuale. Prandaj, ata (injorantët) nuk kanë dije.
1 7:33.
2 Shejkh Salih bin Abdil-Aziz Alush-Shejkh ka thënë:
“Besimtari duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të mos flas pa dije dhe të mos ketë guximin që të futet në diçka për të cilën ai nuk ka argument. Kjo vlen veçanërisht për çështjet si besimi, imani, tekfiri, gjërat lidhur me hallallin dhe haramin … Prej devijimeve më të mëdha të umetit janë bërja tekfir mbi muslimanët … Në kohën e Uthmanit (radijAllahu anhu) u shfaqën këta Khauarixh. Baza e devijimit të tyre ishte se ata besonin se Uthmani nuk përmbushte detyrat e Allahut. Disa besonin se ai ishte kafir, të tjerë thoshin se ai duhet të vritet … Ata gjithashtu bënë tekfir mbi Aliun (radijAllahu anhu). Njerëzit më të mirë të umetit u akuzuan për mosbesimin nga kundërshtuesit … Tekfir do të thotë se ata e gjykojnë një individ se ka dalë nga feja dhe ka blasfemuar … Të akuzohet një musliman me dalje nga feja nuk është e lejuar përderisa gjykimi nuk është i mbështetur nga argumente bindëse në të njëjtën mënyrë sikurse besimi i tij është i konfirmuar me argumente bindëse. Të akuzosh dijetarët e mëdhenj për të qenë kufarë është shumë e rrezikshme sepse dijetarët e mëdhenj e sqarojnë të vërtetën. Vetëm për shkak se akuzohen me gjëra të tilla, nuk do të thotë se akuza është e justifikuar. Akuzuesi vetëm se ka dëmtuar veten e tij. Një individ i tillë duhet të dënohet nga gjykata… Dhe edhe pse çështja është studiuar si në kohën e kaluar ashtu edhe tani nga dijetarët si shejkh Abdul Aziz bin Bazi dhe shejkh Muhammed bin Salih bin Uthejmini (Allahu i mëshiroftë), kemi frikë se kjo metodologji e tekfirit po zë vend në mesin e njerëzve dhe se edhe Khauarixhët dhe të menduarit e tyre mbetet. Njerëzit mund të kenë tipare të devijuarve nëse nuk janë vigjilent. Prandaj ne të gjithë jemi të detyruar të jemi të kujdesshëm dhe t’i kushtojmë vëmendje të vërtetës dhe të thërrasim në të dhe të sigurohemi që të mos i fyejmë dijetarët, trashëgimtarët e profetëve.” (El-Fataua el-Muhimmeh fi Tabsir-il-Ummeh, fq. 49-61).
3 4:83.
4 Bukhari nr 5753.
5 Në vend të kësaj duhet kujdesur që të fitojë dije sheriatike që ngjallë zemrat dhe e ngre robin në nivele në të dyja jetët.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ
“Atëherë Allahu do t’i lartësojë ata që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dija në grada të larta.” (58:11)
Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ai që merr rrugën për të kërkuar dituri, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhenet.” (Muslimi (2699))
Dituria e mbron pronarin e saj nga gabimet, epshet dhe nga rruga e shejtanit. Ibnul Kasimi ka treguar se e ka dëgjuar Malikun duke thënë:
“Një grup njerëzish synuan adhurimin dhe e humbën dijen. Rrjedhimisht, ata u rebeluan kundër umetit të Muhammedit ﷺ me shpatat e tyre. Ata nuk do të kishin bërë këtë sikurse do të synonin dijen.”
Ibn Ubebi ka thënë:
“Isha tek Malik bin Enesi, pastaj u ngrita dhe fillova të falem. Pastaj ai tha: “Ajo për të cilën u ngrite nuk ishte më e mirë se ajo që e braktise.” (Miftah Dar-is-Sa’adah (1/119-120)).
Do të thotë dituria.
Muadh bin Xhebeli (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Përmbajuni dijes. Të synosh atë është adhurim, t’ua mësosh atë të tjerëve për hir të Allahut është një veprim i mirë, t’ua ndash atë njerëzve të saj është afërsi, t’ia mësosh atë dikujt që nuk e ka atë është bamirësi, ta kërkosh atë është përpjekje dhe të përjetosh atë është lavdërim.” (ed-Dejlami (1/41) dhe Mexhmu-ul-Fataua (4/42) nga Ibnu Tejmijeh).
6 Bukhari nr 100.
7 Një doktor në çështje fetare tha:
“Ku të filloj? Si të filloj? Më ndihmo, gjak! Qëndroni pranë krahut tim, zemra ime! Më shpëto, gjak!”
Sa injorantë dhe të hutuar janë ata. Nëse pyetni një nga nxënësit tanë të shkollave fillore në shtetin tonë, kë e adhuron dhe kujt i kërkon ndihmë në kohë fatkeqësie, ai përgjigjet: “Allahut”. Sa shumë nevojë kanë të gjithë njerëzit që të jenë në gjendje të studiojnë dhe ta kuptojnë teuhidin! Edhe më shumë kanë nevojë këta individë që kanë shpallur veten si udhëheqës, edukatorë dhe thirrësa në fe. Por si të jenë të interesuar që t’ua mësojnë njerëzve teuhidin kur bisedat dhe ligjëratat e tyre dëshmojnë se teuhidi është një gjë e vogël dhe në vend të kësaj fokusohen në politikë? Një prej tyre tashmë është përmendur.